Aksidenti i rëndë në Rumani, vdes zyrtari i lartë shqiptar dhe bashkëshortja e tij

Sot në Rumani, si pasojë e një aksidenti automobilistik, ka humbur jetën Ervin Dervina, Oficer i Kontaktit i Shqipërisë pranë Qendrës për Forcimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC), si dhe bashkëshortja e tij, shtetase rumune.

Policia e Shtetit shpreh dhimbjen dhe solidaritetin për familjarët e 41-vjeçarit dhe bashkëshortes, për humbjen e papritur dhe të parakohshme të të afërmve të tyre, si dhe është e angazhuar maksimalisht dhe në bashkëpunim të vazhdueshëm me autoritetet rumune për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

Artikulli paraprakTjetër goditje nga Franca për Ramën, Nathalie Loiseau: Jo hapjes së negociatave për Shqipërinë
Artikulli tjetërDokumenti/ Rama-Klosi grabisin 800 milionë lekë për 4 muaj!