Paralajmërimi i fortë nga Unaza e Re: 25 maji, ditë e tmerrshme për Ramën…

Protesta e 25 majit do të të jetë një ditë e tmerrshme për çdo njeri që kërkon të shkatërrojë pluralizmin.

Kështu u shpreh ish-deputeti demokrat Klevis Balliu, ndërsa i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen kësaj proteste.

“Ju keni vetëm një hall. Halli juaj është data 25 maj, se do jetë një ditë e tmerrshme për çdo njeri që kërkon të shkatërrojë pluralizmin.

Ju ftoj që të mbrojmë gjithë bashkëqytetarët tanë. Nuk ka qytetar që si rrezikohet jeta nga bandat e Edi Ramës, ndaj ju ftoj që në 25 maj të marrim pjesë në protestën madhështore”, u shpreh Balliu.

Protesta3

Artikulli paraprakMbyllet përfundimisht edhe Gjykata e Lartë, Halimi: Drejtësia në kolaps, 60 mijë dosje nuk gjykohen
Artikulli tjetërMjeku Kalo: Na gënjeve për pagat, 1 milionë shuplakat ja ktheve shqiptarëve në fytyrë