Ish-Kryeministri Berisha i është përgjigjur deklaratës së bërë nga Rama në “Opinion” tre ditë më parë kur deklaroi se në asnjë mënyrë 30 Qershori nuk do të shtyhet. Reagimi i Berishës ishte i menjëhershëm në studion e “Opinion”. “I thuaj atij, mos u fut në vrimën e miut me 30 Qershor, të dalë përballë”, tha Berisha duke i kërkuar gazetarit Fevziu që t’ia transmetojë këtë mesazh.
Ish-kryeministri Sali Berisha, i pyetur nga gazetarët në “Opinion”, rreth një dialogu mes Ramës dhe Bashës, tha se Ramës i është dhënë zgjidhja nga dep[utetët gjermanë por ai nuk do.
Sipas tij gjermanët ofrojnë shtyrjen e zgjedhjeve dhe pa kushte, si dhe trajtimin e problemeve serioze.
“Në mënyrë të padiskutueshme zgjedhje nuk mund të ketë pa largimin e Ramës. Por po të lexoni me vëmendje formulimin e dy deputetëve gjermanë, që rama në fjalën e parë e përshëndet dhe në të dytën e hedh në kosh.
Po të lexosh, aty gjendjen një kuadër ku thotë shtyrje të zgjedhjeve dhe jo kushte të tjera. Basha dhe Rama nuk kanë të njëjtin qëndrim.
Njëri është i sinqertë në qëndrim, tjetri është hipokrit. Rama më kopjon mua. Unë nuk besoj se ulet Lulzim Basha në tavolinë me Ramën kryeministër”, tha Berisha.
Berisha: “Kurrë nuk do hyja në zgjedhje pa opozitën”
Ish-Kryeministri Berisha ka komentuar krahasimet e krizës së rëndë politike që po kalon sot vendi me atë të vitit 2007, kur Edi Rama refuzonte të hynte në zgjedhje për shkak të “cështjes së çerifikatave”.
Berisha shprehu bindjen e tij se “Në mënyrë absolute nuk do shkonte në zgjedhje pa opozitën”.
Berisha u shpreh më tej: “Edhe unë bejë a manovrat e mia por pa opozitëtn nuk shkoja në zgjedhje. Zgjedhjet nuk janë vetëm për qeverinë. Në atë kohë isha i bindur që do i shtyja.
Ai i kërkonte për shkak të certifikatave. Partia Socialiste kishte 80 për qind të bashkive.
Sepse ndrysghe unë ndryshoja kursin e Shqipërisë. Kushtetetua është shumë e renëdishme por mbi themelet e saj është Kushtetuetshmëria.
Gjatë intervistës së tij në “Opinion”, ish kryeministri Berisha është shprehur se, gjatë gjithë jetës së tij politike nuk ka njohur një politikan të dytë si Edi Rama sa i përket qëndrimit ndaj votës.
“Ka patur me dhjetëra politikanë shqiptarë, por nuk kam njohur kurrë në jetën time një të dytë si Edi Rama. Ka një qëndrim të tillë ndaj votës që nuk e ka njeri. Ai thotë: “Shyqyr që nuk vijnë në zgjedhje”. Letra ka si kryefjalë këtë gjë. Ai i dorëzoi opozita mandatet? Në mënyrë të rrufeshme të nesërmen i çoi në KQZ. Edhe minutën e fundit të muajit tjetër nuk do ta bënte këtë gjë. Unë si kryeministër nuk do ti çoja. Jo për ta tërhequr zvarrë. Për të treguar para çdo shqiptari dhe para faktorit ndërkombëtar nevojën për kompromis”, u shpreh Berisha.
I pyetur se, “për çfarë mund të negociohet mes Ramës dhe Bashës?”, Berisha, duke iu bazuar deklaratës së sotme të deputetëve të CDU/CSU, u shpreh se asgjë nuk mund të përjashtohet nga tryeza e dialogut.
Ai u shpreh i bindur se, Lulzim Basha nuk ulet në tryezë me Ramën si kryeministër. “Asgjë nuk është jashtë tryeze. Rama po thotë “zgjedhje më 30 qershor”. Dy frazat e tyre kanë një dimension të rëndësishëm: trajtimi i probleme serioze që ekzsitojnë. A ulet apo jo Lulzim Basha? Unë besoj që nuk ulet”, deklaroi ish-kryeministri Berisha.