Tjetër kandidat i Bindjes Demokratike është tërhequr nga gara.Partia e krijuar nga Rama po mbetet pa kandidatë pas dorëheqjeve rradhazi të atyre pk kandidatëve që kishin pranuar të iushin në lista si figurantë në zgjedhje. Tani, kjo partia po mbetet vetëm me Patozin që është në shërbim të plotë të Ramës, por tani i vetmuar.
Bëhet fjalë për Ylber Gjetën, kandidatin e paraqitur për zgjedhjet vendore në bashkinë e Kamzës. Me një letër drejtuar KQZ-së, Gjeta shkruan se tërhiqet për shkaqe shëndetësore.
Partia BindjaDemokratike, e regjistruar në shkelje të ligjit për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, propozoi kandidatë për kryebashkiakë në 25 bashki, përfshi në bashkitë kryesore si Tiranë, Durrës, Vlorë, Korçë, Dibër, Sarandë.
Salvador Kaçaj, kandidati i Partisë Bindja Demokratike në Bashkinë Lezhë, u tërhoq pak ditë me parë po ashtu nga kandidimi ndërsa numri i të tërhequrve arrin në katër deri në këto moment.
Në një njoftim për KQZ-në, Zoti Kaçaj tha se ka kuptuar që kandidimi i tij është fasadë në shërbim të qeverisë Rama