Basha: Shumica e kandidatëve të zgjedhjeve moniste të Ramës duhet të ishin në burg për shkak…

Kreu i PD, Lulzim Basha edhe sot nga Mati deklaroi, se shumica e kandidatëve të zgjedhjeve moniste të Edi Ramës, duhet të ishin në burg për shkak të vjedhjes së votave.

Sipas tij pjesa më e madhe e kandidatëve sot duhet të ishin ose të pandehur ose në burg.

‘Hajduti banditi krimineli nuk kanë dinjitet, as Rama që është kreu i bandës. Beteja e tij ka qenë që të sakrifikojë qytetarët shqiptarë, për pushtetin dhe pasurinë e tij. Për pushtetin dhe pasurinë e tij bëri paktin me krimin, shkatërroi institucionet, shkatërroi kushtetutën.

Ai ka vënë kandidatë bashkie, njerëz si Agron Malaj, që sot duhet ishte prapa hekurave për dosjen 184. Sot shumica e kandidatëve të Rilindjes sot duhet të ishin prapa hekurave vetëm për dosjen 184’, tha Basha.

6.

Artikulli paraprakVjen reagimi i dytë nga Gjermania: Përveç shtyrjes së zgjedhjeve, nuk përjashtohet dorëheqja e kryeministrit
Artikulli tjetërHashim Thaçit i ka ikur truri! E kanë kontaminuar Rama dhe Vuçiç!