Vjen mesazhi i fortë: Ja 7 arsyet pse Rama duhet të ikë!

Pak para nisjes së protestës së opozitës, ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka numëruar 7 arsye, përse Edi Rama duhet të ikë, ku më së shumti janë pasojë e keqqeverisjes që i ka bërë vendit në këto 6 vite.

Postimi i Jorida Tabaku

‘7 arsye pse Rama duhet te ike!

* 300 mijë familje jetojnë në varfëri ekstreme e 60 mijë fëmijë ushqehen vetëm një herë në ditë, ndërkohë vetëm zyra e Kryeministrit kushton 1,6 milion euro.

* 500 mijë shqiptarë kanë braktisur vendin e 130 mijë të rinj bankat e shkollës nga pamundësia ekonomike, ndërkohë 1 miliard euro janë shpenëzuar për zyra, automjete, bileta udhëtimesh, karburant e çdo luks për administratën e rilindjes.

* U propagandua shëndetësi falas por spitalet nuk kanë as medikamentet minimale, ndërkohe 385 milion euro shkojnë për 4 koncesione korruptive në shëndetësi.

* Paketa 1 miliard euro e koncesioneve, sot ka shkuar 2,2 miliard euro, për vetëm 14 koncesione korruptive, pa asnjë benefit për qytetarët.

* 4,2 miliard euro është demi i konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

* 300 milion euro për 11 miqtë e Ramës vetëm nga tenderat (pa përfshirë koncsione/ppp, leje minerare, ankande, qira të tokave shtetërore, investime strategjike e çdo kontratë tjeter publike) ndërkohë 50 biznese të ndershme mbyllen çdo ditë.

* 140 milion euro, fatura e vendimeve të Gjykatave për largime të padrejta nga administrata, faturë e cila nuk është shteruese pasi Gjykata e Lartë është tërësisht jashtë funksioni.

ASNJË HAP PAS!

#PROTESTO

#SHQIPËRIASIEUROPA’

Artikulli paraprakGjermani: Çfarë mbetet nga socialdemokratët?
Artikulli tjetërRama tmerrohet nga protesta, nxjerr Taulant pallën të “kërcënojë”…