Rama tmerrohet nga protesta, nxjerr Taulant pallën të “kërcënojë”…

Pak orë para protestës madhështore ku prej 4 muajsh kërkohetlargimi i Edi Ramës nga posti i kryeministrit dhe krijimi i një qeverie tranzitore, Taulant Balla, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, ka provokuar protestuesit.

Balla nga Prrenjasi, ku ka prezantuar kandidatin për kryebashkiak, Nuri Belba, ka deklaruar se zgjedhjet e 30 qershorit janë detyrim kushtetues, ndërsa zgjedhjet parlamentare do të mbahen në 2021.

“Shteti fillon nga respektimi i Kushtetutës dhe i ligjeve nga të gjithë. Zgjedhjet me 30 Qershor janë detyrim Kushtetues.

Askush nuk mund të dalë mbi Kushtetutën. Ligji jep ndërshkim shembullor për këdo që do të guxojë të cënojë zgjedhjet. Edi Rama do të marrë në vitin 2021 mandatin e tretë qeverisës”, deklaroi Balla.

Artikulli paraprakVjen mesazhi i fortë: Ja 7 arsyet pse Rama duhet të ikë!
Artikulli tjetërLumë protestuesish drejt zyrës së Ramës…