Policia e Lleshit ndalon biznesmenin pse po vinte në protestë

Nuk kanë munguar incidentet që ka shkaktuar policia, në këtë ditë proteste. Një prej tyre ka ndodhur edhe në Kukës në urën mbi Drin.

Denoncimi ka ardhur nga kreu i PD Kukës, Arif Rexhmati. Sipas tij, biznesmeni Xhelil Dida është ndaluar pa asnjë arsye.

Denoncimi i plotë i Arif Rexhmatit

Te nderuar miq, me urdher politik, junta policore e Edvin Rames dhe Sander Lleshaj sot ne oren 16 e 30 min ndaloi biznesmenin e njohur kuksian z. Xhelil Dida.

Ndalimi i z. Dida u be ne postbllokun e policise tek Ura e Drinit te Zi ne kohen qe ai udhetonte me automjetin e tij se bashku me te afermit per te qene i pranishem ne protesten e ores 19 se bashku me qindra mijera shqiptare te tjere.

Pa asnje arsye ai po mbahet ne ambjentet e policise Kukes, ashtu sikurse pa asnje arsye u dhunua fizikisht dhe u helmua me gaz nga policia politike e Rames me dt.13 prill 2019,ku si pasoje u detyrua te kerkoje ndihme mjeksore.

Miq kjo eshte fytyra e juntes policore te Edvinit ne ikje, ku nuk kursehen as te papunet, as studentet, as te pastrehet, as te varferit por as biznesmenet qe nuk jane pjese e tepsise se oligarkeve te Rames.

Koha e tij po mbaron ndaj se bashku sot ne oren 19 para Kryeministrise te tregojme forcen e popullit te bashkuar perkrah Lulzim Bashes!

#Xheliljemimety

#asnjehappas

#Ramaik

Artikulli paraprakDridhet, lebetitet, tmerrohet,… Berisha zbulon ku është fshehur Rama!
Artikulli tjetërVërshim popullor nga të gjitha rrugët e Tiranës drejt vendit të krimit, Kryeministrisë