Ish-kryeministri Sali Berisha, vetëm pak minuta para protestës kombëtare, ka treguar vendndodhjen se ku po fshihet kryeministri Edi Rama nga frika e shqiptarëve.
Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se Rama po dridhet nga frika, dhe bashkë me rojet e tij është duke u fshehur tek tunelet e Bizës.
Qindra mijëra protestues janë mbledhur në bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe kanë nisur protestën, ndërkohë që Rama sikurse edhe herët e tjera nuk ka kurajon që të qëndrojë në zyrë.
Ai gjithmonë largohet nga Shqipëria kur opozita nis protestat , ndërsa bën thirrje për dialog përmes letrave ku edhe kërcënon opozitën duke dëshmuar hipokrizinë në letrat që dërgon.
Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar për dënimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.
Në një postim në facebook, Basha e...