Plumb në kraharor 46-vjeçarit në Shkodër, autori largohet

Një person është qëlluar me armë zjarri në Shkodër dhe si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë. Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë shkollës “Oso Kuka”, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur Sokol Palaj, 46 vjeç. Nga informacionet e para mësohet se Palaj është qëlluar me pistoletë nga një person tjetër, me të cilin po debatonte në një lokal. Për pasojë 46-vjeçari ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa autori është larguar nga vendi i ngjarjes duke vrapuar.
Ngjarja ka shkaktuar frikë dhe panik, pasi ka ndodhur në një lokal ku kishte shumë klientë dhe kalimtarë në rrugë. Bëhet e ditur se klientët janë shtrirë për tokë sapo kanë dëgjuar krismat e armës. Fatmirësisht plumbat nuk kanë prekur asnjë nga klientët përvçse 46-vjeçarin Palaj.
Palaj është dërguar në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Shkodrës, ndërsa mësohet se plumbi i ka dëmtuar 46-vjeçarit kraharorin. Nga hetimet e para mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive të dobëta. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, por pa mundur të kapë autorin.

Artikulli paraprakGoditet banda shqiptare në Itali, ja si i vidhnin bizneset
Artikulli tjetërSocialistët, proçesverbale fiktive për zgjedhjen e kryepleqve në Lushnjë