Kryetari i opozitës, Basha deklaroi në fjalimin e dytë në përmbyllje të mitingut të sotëm se tashmë zëri i popullit shqiptar është dëgjuar nga paretnerët strategjike dhe ata janë më opozitën. “Rama është i vetëm”, tha Basha.
Ky është një nga mesazhet më të forta duke pasur parasysh se arma që mbante në këmbë Ramën ishte pikërisht lobimi i fuqishëm në qarqe të caktuara ndërkombëtare. “Betja jonë po shkon drejt fundit dhe drejt çlirimit të Shqipërisë dhe kthimit të Shqipërisë si gjithë Europa”, tha Basha.
“Thirrja ime është të qandrojmë në këmbë për ta çuar misonin deri në fund”, tha Basha.