Pas atentatit me armë zjarri në Vlorë, ku humbi jetën një i ri dhe u plagos një tjetër, ka ardhur menjëherë një reagim nga radhët e Partisë Demokratike.
Anëtari i kryesisë se PD, Fatbardh Kadilli, shprehet se rendi dhe siguria nuk ekziston në qytetin ku kryeministri shqiptar është zgjedhur deputet.
“Vlora serial krimi. Përsëri krimi godet në Vlorë. Një i vrarë dhe një i plagosur rëndë është bilanci i një atentati në mesnatë. Vrasje, të shtëna në mes të qytetit janë bërë ngjarje të zakonshme për Vlorën. Nuk kalon një javë pa pasur një ngjarje të rëndë. Ngjarje që kanë rrezikuar dhe jetën e qytetarëve të pafajshëm.
Rendi dhe siguria e qytetarëve nuk ekzistojne në qytetin ku KM është dhe deputet. Ndaj ne protesten e opozites binte ne sy nje baner i gjatë me thirrjen: “Rama Ik Nga Vlora”, shkruan ai.
Sotiraq mehilli majtas, i vdekur. Eno Mata djathtas, i plagosur rende