Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka shtruar një iftar për besimtarët mysliman, por si gjithmonë mjeshtri i propogandës nuk e ka anashkaluar edhe këtë herë mundësin për sulme politike.
Në fjalën e tij hapëse para besimtarëve të cilët ishin mbledhur në iftar, ai sulmoi protestat e opozitës:
“Nuk mund të jemi ne besimtar dhe pastaj marrim prap gurët dhe zihemi me njëri tjetrin, nuk mund të jemi besimtarë të krishterë kur mbaron lutja në kishë dhe marrim molotovin dhe godasim njëri tjetrin”.
Teksa në videon e mëposhtme keni pamje nga momentet kur protestonte Veliaj.
Qokën direkt ja bëri Ylli Gurra i cili u drejtua që në fillim të fjalimit me ‘vëllai im’.
Dhe filloi që ti bënte lajka lali Erit duke përmendur edhe qendrat sociale si arritje që realisht nuk dihet se sa funksionale janë ato.
Gurra është myftiu i Tiranës i cili me ndihmën e Veliaj dhe Taulant Ballës tentuan që të kapnin Komunitetin Mysliman, por nuk ja doli që të fitonte zgjedhjet kundër Bujar Spahiut.
Veliaj sëfundmi është bërë pjesë e një skandali shumë të madh, ku Bashkia e Tiranës i ka dhënë tendër kompanisë “Fusha” sh.p.k me vlerë 332 562 720 lekë (2.6 milion euro) për mbjelljen e pishave.
Ku sipas llogarive vlera e një pishe i bie të jetë 5500 euro.
Në lidhje me këtë rast prokuroria ka nisur hetimet. /Boldnews.al/