Kandidati i Ramës për bashkinë Has, Liman Morina është një tjetër nga kandidatët e Ramës, i cili kur ishte Prefekt i Qarkut Kukës është kallëzuar në Prokurorinë e rrethit Kukës, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe shit-blerjes së votave.
Një kërkim i thjeshtë në google të nxjerr rastin i publikuar në të gjitha mediat dhe portalet në vitin 2017.
Lajmi ne Panorama
Prefekti i Kukësit Liman Morina është kallëzuar në Prokurorinë e rrethit Kukës, pasi dyshohet se ka konsumuar në zyrën e tij, veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe shit-blerjes së votës.
Një qytetar pretendon përpara organit të prokurorisë dhe policisë së qarkut Kukës se ka një incizim të prefektit Morina duke i ofruar para dhe udhëzuar për votimin. Materiali është marrë në dorëzim nga Oficeri i Policisë Gjyqësore.
Ministri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj i ka kërkuar autoriteteve vendore të policisë së qarkut Kukës të zbardhin rastin me shpejtësi, të ndalojnë të gjitha personat e përfshirë në këtë rast flagrant të shpërdorimit të detyrës, si dhe në vijim të bashkëpunojnë ngushtësisht me prokurorinë e rrethit Kukës.
Ministri i Puneve te Brendshme, Dritan Demiraj i propozon Këshillit te Ministrave pezullimin nga detyra te prefekti te qarkut Kukesit z. Liman Morina deri ne sqarimin e plote te rrethanave te ngjarjes.