Gent Strazimiri
Vlerësojuni sinqeritetin, dhe … reflektoni!!
Mos prisni një urim nga “Partia”, për Arbën!
Qoftë edhe hipokrit, të ftohtë, të sjellë…për shkak të rrethanave! As edhe një reagim “model 1974” sado periferik e të tipit: Partia ngushëlloi vëllain Knut për humbjen! Partia uroi miken e Shqipërisë Arba për fitoren (siç e bënin për vëllezërit kinezë dhe miqtë kosovarë)…
JO!
“Partia” nuk e uron dot Arbën si e gjithë shqiptaria, as nuk gëzohet dot për Arbën si e gjithë Shqipëria!
Arba është Musineja, është dinjiteti që u qëndroi përballë në emër të dashurisë për Shqipërinë, të cilën e donte SOCIAL-DEMOKRATE… jo të djathtë…
Arba u tregon se Musineja është gjallë, që dashurinë e saj për Shqipërinë nuk e shuajtën dot nëpër gjyqe, burgje, internime, përkundrazi: Shqipëria e Musinesë sot është në Bruksel! Po aq e dinjitetshme, po aq e pastër, po aq e dlirë vetëm me një ndryshim: është më e qeshur… si dielli, si liria!
Ata kanë zgjedhur “Partinë” përballë Shqipërisë! “Partinë” që i bëri gjyqin Musinesë dhe dashurisë së saj për Shqipërinë, që dënoi e masakroi Musinenë dhe dashurinë e saj për Shqipërinë!
Sot që “Musineja” është eurodeputete, gëzon Shqipëria, jo “Partia”!
“Partia” sot e ka ditë zie, si gjithmonë kur arrin diçka Shqipëria….
Gjithësesi vlerësojuni sinqeritetin… dhe mundësisht… reflektoni!
Gëzimi dhe krenaria për Arbën nuk duhet të zgjasë sa gëzimi se “kape skedinën”…
“Musineja” jonë na nderoi në Evropë, pa ndihmën tonë, larg nesh, në një realitet diametralisht të kundërt… tek ne do kishte qenë një e marxhinalizuar më shumë në listën boll të gjatë e të zgjatur të “musineve” në një atdhe që lëngon ende paqësisht nën thundrën e “Partisë” që nuk pyet për Shqipërinë, e që ushqehet me “musinetë” që ne ia orfojmë në pjatë me indiferencën tonë, tash gati 80 vjet!!!
Urime Arba, Musineja jonë!!!
Dhe të lutem vazhdo duaje këtë atdhe mosmirenjohës! Nuk është faji i Atdheut, duhet thjesht ta çlirojmë nga “Partia”!!!!