Prokuroria e Tiranës me urdhër të Ramës ka nisur procedim penal ndaj disa ish-deputetëve të Partisë Demokratike pasi kanë kundërshtuar me dhunë forcat e policisë.
Bëhet fjalë për një incident brenda Drejtorisë së Policisë pas protesës së opozitës me 16 shkurt. Edhe nuk ka asnjë bazë ligjore, prokuroria e urdhëruar nga Rama nis hetime ndaj 6 ish-deputetëve të PD.
“Pamjet e bëra publike tregojnë sesi Flamur Noka së bashku me Enkelejd Alibeaj, Gent Strazimi, Klevis Balliu, Xhemal Gjunkshi, Anton Frrokaj hyjnë me dhunë në ambientet e Drejtorise Vendore te Policise, Tiranë dhe veprojnë në mënyrë të dhunshme ndaj efektivëve të policisë”, thotë Prokuroria.
Në lidhje me këte rast Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka kryer hetime duke ngritur akuzë për veprën penale të kundërshtimit të punonjësit të policisë sq rendit publik, kryer në përdorim të dhunës dhe në bashkëpunim, sipas nenit 236/2 te Kodit Penal. Ky hetim ka filluar pas protestës se datës 16.02.2019.
Kjo eshte në vazhdim te gjithe akuzave te pabaza te ngrutura ndaj opozites për protestat paqësore që po zhvillohen prej shumë kohesh kunder qeverise. Ndërkohë që ish deputetë e opozitës ishin aty në mbrojtje dhe në krah të protestuesve që ishin grabitur nga policia e shtetit.