Basha nga Elbasani: Kurrë nuk do bëjmë pazar me të keqen në kurriz të shqiptarëve

Lideri i opozitës, Lulzim Basha u shpreh gjatë një takimi në Elbasan se, kurrë nuk do bëjmë pazar me të keqen në kurriz të shqiptarëve.

“Të gjithë e dinë se ky është një pushtet ilegjitim, i bazuar tek bashkëpunimi me krimin. Hodhi poshtë kërkesën për hetime, ndërroji e kapi drejtësinë, nuk pranoi ligji për vetingun e politikanëve dhe mendoi se do e kalonte lumin. Po ne bëmë atë që diktuar ju me bashkimin tuaj me 16 shkurt. Ne u larguam nga parlamenti i krimit, ne nuk jemi më fasadë e krimit, ne jemi me ju. Dhe ky parlament ka pushuar së ekzistuari për opozitën, për shqiptarët e bashkuar.

Çdo akt i tij është ilegjitim, nuk e njohim dhe do ta zhbëjmë. Nuk i njohim aktet e një parlamenti kukull të krimit, një parlament që bëhet gati të instalojë diktaturën në çdo nivel. Edhe kjo që po bëjnë me Akademinë e Shkencave është instalim i diktaturës. po bëjnë gati kamzhikun për t’u mbyllur gojën intelektualëve, për ti mbuyllur gojën elitës së vendit.

Këtu nga Elbasani i normales, nga Elbasani i dijes dhe i kulturës, dua t’i siguroj të gjithë intelektualët e ndershëm shqiptarë se nuk i njohim asnjë akt të këtij parlamenti ilegjitim.

Zotimi im si kryetar i Partisë Demokratike, si kryetar i opozitës së bashkuar,para jush dhe përmes jush, para çdo shqiptari të ndershëm, është se nuk do të ketë pazar me të keqen, se beteja për Shqipërinë si e gjithë Evropa do të shkojë deri në fund, deri në fitore.

Me siguri I keni dëgjuar thashethemet që përhapin. Minjtë e ndjejnë frikën, e ndjejnë ankthin. Kanë filluar të përhapin versionet e daljes nga kriza: qeveri e përbashkët Basha-Rama!

Le të ja kujtojmë gjithësecilit që e ka kujtesen e shkurtër, se këtë betejë nuk e nisëm për pushtetin tonë, atë e dorëzuam, se këtë betejë nuk e nisëm për karriget tona, se ato nuk janë tonat por ato janë të popullit, qytetarëve, janë të shqiptarëve. Se në këtë betejë nuk jemi për të marrë pushtet në tavolinë, sepse pushteti në tavolinë, është pushteti i krimit, është pushteti i oligarkisë. Nuk është kurrë pushteti I qytetarëve, është plaçkitja e qytetarëve.

Ndaj le ta them qartë dhe prerë: Pazar në kurriz të qytetarëve, kurrë, kurrë, kurrë. Asnjëherë”, u shpreh Basha.

 

Artikulli paraprakProkuroria i bindet Ramës, nis hetime ndaj 6 zyrtarëve të PD
Artikulli tjetërBasha: Zgjidhja politike vjen vetëm me largimin e Ramës dhe bandës që ka marrë peng vendin