Deputeti gjernan, Mark Hauptmann, që u shfaq në skenën e krizës politike në Berlin, njihet si miku i sponsorizuar i Taulant Ballës.
Burimet gjermane bëjnë me dije se deputeti në fjalë ka lidhje miqësore me këshilltarin e kryeministrit Edi Rama, Dorian Duçka, gjithashtu mik i vjetër i Ballës.
Po sipas burimeve në fjalë, deputeti gjerrnan lobon me sponsorizim të Ballës dhe të Dor Duçkës, për llogari të Ramës.
Në një deklaratë për mediat, deputeti gjerman u shpreh se, si grup parlamentar, ata nuk kanë të drejtë të kërkojnë shtyrjen e zgjedhjeve në një shtet të pavarur.
“De facto, kjo do të mund të konsiderohej si një kërkesë për të ndryshuar Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjin zgjedhor të vendit”, tha deputeti gjerman.
Më tej ai apelon që si qeveria dhe opozita të ulen në dialog dhe të arrijnë në kompromis për të mirën e stabilitetit të vendit. /Syri.net