“Një provokacion i ulët ndaj opozitës dhe mbarë shqiptarëve”. Kështu e quan ish kryeministri Sali Berisha vendimin e kryeministrit Edi Rama për të zhvilluar takimin me deputetët dhe ministrat e tij në vilën 31, ish-vila e diktatorit Enver Hoxha.
Sipas Berishës, “ky akt është gjithashtu dhe kushtrimi më i fuqishëm për mbarë shqiptarët të ngrihen dhe me të gjitha mjetet e mosbindjes civile të permbysin klikën e narkoshtetit”.
Reagimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Nje provokacion i ulet ndaj opozites dhe mbare shqiptareve!
Miq, takimi i sotem antihistorik i narkohorrave te narkoshtetit ne Vilen e diktatorit mizor Enver Hoxha, Hitlerit shqiptar te Pasluftes se Dyte Boterore eshte provokacioni me ulet i Edvin Kristaq Xhelatit ndaj popullit opozitar por dhe mbare shqiptareve.
Ky akt eshte gjithashtu dhe kushtrimi me i fuqishem per mbare shqiptaret te ngrihen dhe me te gjitha mjetet e mosbindjes civile te permbysin kliken e narkoshtetit te bastardeve te xhelateve te diktatures hoxhiste me ne krye Edvin Kristaq Xhelatin!
Ky akt na fton qe me cdo sakrifice tu rezervojme bastardeve fundin e eterve te tyre xhelat te popullit shqiptar!
Ti shporrim, t’i shporrim, t’i shporrim kalbesirat!
Rama ik! Fitore! sb