Zëvendësministrja e Arsimit, Adriana Berberi bëri thirrje në orët e para të mëngjesit të sotëm që nën shembullin e Turqisë edhe qeveria Rama të ndërmarrë një Grusht Shteti ndaj opozitës me preteksin e reformës në Drejtësi. “Grushti i Shtetit në Turqi një arsye më shumë për të çuar përpara reformën në Drejtësi dhe për të garantuar demokracinë dhe institucionet që e garantojnë atë. Deklarata e Berberit është një deklaratë e çmendur që bën thirrje të hapur për luftë civile në Shqipëri. Ajo kërkon shtypjen e opozitës duke e parë atë si armiken në vend. Kjo në të vërtetë është edhe arsyeja se përse Rama po kërkon që me çdo çmim të bëjë një reformë në drejtësi sipas intersave të tij. Kjo deklaratë e kësaj titullareje të një ministrie paralajmëron atë që mund të ndodhë në ditët e ardhshme. Opozita duhet të përgatitet dhe të ngrihet në këmbë. Kjo është një deklaratë e cila nuk mund të anashkalohet dhe kërkon reagim. Shqipëria rrezikon sot që e ashtuquajtura reformë në drejtësi të kthehet në grusht shtetit ndaj opozitës.
Kryesore
Continue to the categoryKush ja rekomandoi Edi Ramës kryetaren e AZHT, motrën e dy...
Krimi duket se ka shtrirë tentakulat kudo në qeverisjen e Edi Ramës. Ndonëse Babloku del dhe na mburret se në vitin 2030 do hyjnë...