Krerët e policisë, të pirë me uiski dhe vodka i nxorën pistoletën deputetëve të opozitës, foto në polici

6 ish-deputetët e PD publikuan sot një foto ku duket qartë mbi tryezën e drejtorit të policisë së Tiranë pijet alkoolike.

Si dje në konferencën për mediat, ashtu edhe sot në deklaratën jashtë ambienteve të prokurorisë, ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj tha se, drejtuesit e policisë po konsumonin alkool mbrëmjen e 16 shkurit. Datë, edhe kur është episodi për të cilin akuzohen 6-ish deputetë të opozitës për kundërshtim të forcave të policisë.

Këtë të enje, PD ka publikuar një foto që vërteton akuzat.

Pije alkoolike duken qartazi në fotografinë e shpërndarë nga PD, mbi një tryezë, që PD shprehet se ndodhet në zyrën e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku zyrtarët e lartë të policisë dhe prokurori Kol Hysenaj, po festonin me alkool pas arrestimeve të pas protestës.

Alibeaj tha se, nuk pret që drejtësia e kapur dhe policia e diktaturës mund të hetojnë këtë çështje.

“Përfaqësuesit e PD-së kanë të drejtën që edhe të mos vijnë mjafton të dërgojnë avokatin e tyre në Prokurori. Si respekt edhe ndaj qytetarëve në respekt gjithashtu të ligjit duhet të vijmë nëpër institucionet e shtetit. Edhe aktet të cilat kalojnë nga prokuroria duhet të vijnë tek ne përpara se të kalojnë nëpër duart e mediave. Aktet e thirrjes janë të pavlevfshëm, dhe jemi të motivuar për të dalë të vërtetat.

Ia çova prokurorisë edhe aktin e denoncimit prej nesh i cili është kallëzim penal i bërë nga ne i cili duhet të hetohet, por në fakt nuk është bërë asnjë gjë. Nuk është hetuar aspak. Ja ku është prova që po të donin mund t’i kishin marrë, hetuar dhe nxjerrë konkluzione (tregon fotografinë ku drejtuesit e policisë kapen duke konsumuar alkool).

Duhet të merreshin edhe këto dokumenta. Për të hetuar alkoolin, epshet e tyre, kjo është situata dhe gjendja midis prokurorisë së re të rilindur dhe policisë së kapur të diktaturës.

ali

Artikulli paraprakSkandal/Publikohen mesazhet si ambasadori Soreca raporton tek Rama për Bashën
Artikulli tjetër15 milionë euro 1 km rrugë, Shehaj zbulon skandalin: Firma fituese nuk ka kapital…