CDU/CSU: Asnjë procedurë ligjore ndaj politikanëve dhe kriminelëve për blerjen e votave

Gjermania nuk ka ndër mend të bëjë asnjë tolerim ndaj Ramës për blerjen e votave dhe kapjen e drejtësisë për të shpëtuar kriminelët dhe politikanët të kapur në përgjim në blerjen e votave.

Në deklaratën zyrtare të CDU/CSU ku flitet për progres-raportin e prezantuar dje nga Johannes Hahn dhe Frederica Mogherini, është folur edhe për fenomenin e vjedhjes së votave në Shqipëri, të denoncuar publikisht nga Zëri i Amerikës.

Sipas CDU/CSU-së nuk është nisur asnjë procedurë ligjore ndaj politikanëve të përgjuar në blerje votash.

Deklarata flet edhe për mungesën e Kodit të ri zgjedhor, i cili nuk është bërë dhe nuk është vendosur.

“Përveç kësaj, nuk është nisur asnjë procedurë ligjore ndaj politikanëve dhe kriminelëve të përgjuar në fillim të vitit për blerje të votave. Në fund të fundit, ligji i ri zgjedhor i kërkuar nga Ministrat e Jashtëm nuk është miratuar akoma. Në fund të fundit, Kodi i ri zgjedhor i kërkuar nga Ministrat e Jashtëm ende nuk është vendosur.

Në këtë drejtim, Shqipëria ka nevojë për më shumë kohë për t’u përgatitur për negociatat e pranimit. Vendi duhet të bëjë çdo përpjekje për të përmirësuar kushtet për një vendim pozitiv të BE në shtator”, thuhet në deklaratën publike të nënkryetarit të CDU-së Dr. Johann David Wadephul.

Në deklaratën publike një theks i veçantë është vendosur tek drejtësia. CDU/CSU thekson se në Shqipëria ‘nuk ka një sistem gjyqësor funksional. Nuk funksionojnë as Gjykata Kushtetuese dhe as Gjykata e Lartë’.

“Një analizë fillestare tregon se Shqipëria deri më tani nuk ka arritur të përmbushë asnjë nga kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim, siç u kërkua nga ministrat e Jashtëm të BE më 28 qershor të vitit 2018. Nuk ka një sistem gjyqësor funksional.

Nuk janë krijuar as njësia antikorrupsion SPAK dhe as Byroja Kombëtare e Hetimit. Ka përparime në nivele të ulëta dhe të mesme në luftën kundër korrupsionit. Por ka shumë pak raste të procedimeve për korrupsion në nivele të larta dhe as dënime.

Në mënyrë të ngjashme janë të dobëta përpjekjet për të luftuar krimin e organizuar. Përveç kësaj, nuk është nisur asnjë procedurë ligjore ndaj politikanëve dhe kriminelëve për blerje të votave. Në fund të fundit, ligji i ri zgjedhor i kërkuar nga Ministrat e Jashtëm nuk është miratuar akoma’, thuhet në deklaratën zyrtare.

Artikulli paraprakGjermania: Të shtrohet për diskutim dorëheqja e Ramës dhe shtyrja e zgjedhjeve
Artikulli tjetërBasha dhe Meta vizitë në Gjermani për kapërcimin e krizës politike