Përmbytet një anije në Danub, dhjetëra të vdekur e të zhdukur

Të paktën 7 veta humbën jetën dhe afro 20 syresh u zhdukën, kur një anije me turistë nga Koreja e Jugut u mbyt në ujërat e ftohta e të rrëmbyeshëm të Danubit në kryeqytetin hungarez.

Sipas autoriteteve, anija u përplas me një lundër tjetër turistike përpara se të përpihej nga uji në afërsi të parlamentit hungarez në Budapestin e përfshirë nga shira të rrëmbyeshëm.

Në Seul, ministria e Jashtme tha se në anije kishte 30 turistë si dhe pesë pjesëtarë të ekuipazhit. Shtatë qytetarë nga Koreja e Jugut u shpëtuan, shtatë humbën jetën, ndërsa 19 llogariten te zhdukur.

Operacioni i shpëtimit është vështirësuar shumë nga rrymat e forta në Danubin e fryrë nga reshjet e mëdha.

Artikulli paraprakNeymar – Messit: Dua të kthehem në Barcelonë!
Artikulli tjetërKomisionerja e Ramës për Vetingun blen shtëpi 180 mijë euro (Dokumenti)