Komisionerja e Ramës për Vetingun blen shtëpi 180 mijë euro (Dokumenti)

Nga Boldnews.al

Komisionerja e Vetingut, Valbona Sanxhaktari, pasi i shpëtoi akuzave penale të ngritura nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, rikthehet fuqishëm në tregun financiar, duke blerë një apartament me shifrën stratosferike, 180 mijë euro.

Sanxhakti, një ish-jurista e Edi Ramës dhe bashkëpunëtore e ngushtë e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, u zgjodh anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (Vetingut) në qershor të vitit 2017. 1 31 1

Ajo nuk ishte një emër i panjohur për institucionet e drejtësisë. Në vitin 2004, Kontrolli i Lartë i Shtetit e kallëzoi Sanxhaktarin, në atë kohë punonjëse e Ministrisë së Arsimit, për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, së bashku me disa ish-kolegë të saj.

Hetimi u ndoq nga prokurori Besnik Cani, i cili tashmë është anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Në përfundim, prokurori Cani rrëzoi akuzat e Kontrollit të Lartë të Shtetit, duke e çliruar Sanxhaktarin nga akuzat e rënda.

Prej atij momenti, komisionerja aktuale e Vetingut dhe ish-bashkëshorte e një personi të dyshuar si pjesë e “Hakmarrja për Drejtësi”, ka rritur ndjeshëm pasurinë e saj.

Në vitin 2018, Sanxhaktari arrin kulmin e pasurisë së saj. Ajo bëhet pronare e një apartamenti me vlerë 180 mijë euro, në një prej zonave më luksoze të Tiranës.

Në deklaratën e pasurisë për vitin e kaluar, dorëzuar në Mars 2019, tw siguruar nga “Boldnews.al”, Valbona Sanxhaktari deklaron se ka blerë një apartament, me sipërfaqe rreth 120 m2, me vlerë 180 mijë euro.

Investim “i guximshën”
Si burim për blerjen e kësaj pasurie, komisionerja Sanxhaktari deklaron: 58 mijë euro nga shitja e një shtëpie, të cilën e ka pasur në pronësi së bashku me prindërit. Një pjesë tjetër, rreth 30 mijë euro e ka përdorur duke zeruar disa llogari bankare në emrin e saj.

Ndërsa pjesën më të madhe të çmimit, plot 100 mijë euro, e ka paguar me kredinë e marrë në një bankë të nivelit të dytë.

Kjo kredi, sipas deklaratës së pasurisë, duhet shlyer për 12 vjet dhe kësti është mbi 7000 euro në vit.

Marrja e kredisë në këtë shumë të madhe duket se është një veprim i guximshëm i Valbona Sanxhaktarit.

Ajo, prej vitit 2017 është në detyrën e Komisioneres së Vetingut, një post i mirë-paguar. Sipas deklaratës së pasurisë, të ardhurat e saj vjetore janë 3.5 milionë lekë të reja.

Por, mandati i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, pra edhe i Sanxhaktarit, është 5 vjet, deri në vitin 2022. Ndërkohë që ajo duhet ta shlyejë kredinë deri në vitin 2030.

Në 8 vitet e fundit të kredisë, Sanxhaktari, mesa duket do të ketë probleme për të paguar shtëpinë e luksit që ka blerë në vitin 2018, në çfarëdo detyre që mund të angazhohet, nuk duket se do të arrijë këtë nivel page. Rrogat e Komisionerëve të Vetingut janë thuajse më të lartat në hierarkinë e pagave në Republikën e Shqipërisë.

Ose, me shumë mundësi, Sanxhaktari do të mundohet t’i sigurojë vetes të ardhura gjatë mandatit si Komisionere, të cilat do i lejojnë që të mos ketë kokë-çarje për kredinë pas përfundimit të mandatit në KPK.

2 29 1

3 17 1

Artikulli paraprakPërmbytet një anije në Danub, dhjetëra të vdekur e të zhdukur
Artikulli tjetërSHBA akuzon Rusinë se po kryen testime bërthamore të nivelit të ulët