Asnjë shqetësim për integritetin e Euro 2016, asnjë dyshim për ndeshje të trukuara. Është ky qëndrimi zyrtar i UEFA-s. Organizmi qeverisës i futbollit botëror i ka përshkruar masat e tij për të parandaluar trukimin e ndeshjeve me synim përfitimin nga bastet gjatë turneut, si një sukses absolut. Euro 2016 ka kaluar pa asnjë shqetësim të vetëm në lidhje me trukimin e ndeshjeve apo bastet e parregullta, bëri të ditur UEFA.
Institucioni drejtues i futbollit europian prezantoi një seri masash në lidhje me integritetin e ndeshjeve para se të startonte turneu me zyrtarët e ndeshjeve që kishin bërë dhe trajnime të veçanta në lidhje me këtë çështje, për t’i ndihmuar ata me probleme të mundshme, duke përfshirë këtu dhe tentativa të mundshme nga individë të ndryshëm për të tentuar ndeshjet.
Të 24 vendeve pjesëmarrëse ju ishin dhënë instruksionet e nevojshme, ndërkohë që sistemi i UEFA-s Betting Fraud Dedection System monitoroi flukset e basteve në kërkim të parregullsive. UEFA i përshkroi masat si një sukses absolut duke theksuar se nuk pati asnjë shqetësim në lidhje me integritetin e asnjë prej 51 ndeshjeve të luajtura gjatë turneut në Francë. “Ne jemi shumë të kënaqur me programin e masave në lidhje me këtë çështje që u lançua për herë të parë në europian, deklaroi kreu i Komisionit të UEFA-s në lidhje me disiplinën dhe integritetin, Emilio Garcia, duke falënderuar për bashkëpunimin dhe policinë franceze.