Në KQZ ditën e sotme PD dhe LSI kanë dorëzuar listat e komisionerëve për KZAZ-të. Pwrfgaqwsuesit e dy partive theksuan se, janë sipas ligjit dhe bazohen në Kodin Zgjedhor.
Nw mbledhjen e sotme të KQZ-së pati debate për këtë çështje mes anëtarit të KQZ-së, Bledar Skënderit dhe kreut të PD-së në Gjirokastër, Dasho Alikos. Ky debat nisi pasi KQZ Skënderi theksoi se KQZ ka marrë vendimin që të mos pranohen komisionerët e PD-së dhe LSI-së në KZAZ-të në zgjedhjet e 30 qershorit. Aliko është shprehur se është në kohë që të dorëzojë listat për komisionerë.
DEBATI:
Skëndo: Është bërë anikimim në Kolegjin Zgjedhor. Nuk jap përgjigje me shkrim pa u konsultuar me KQZ-në. KQZ-ja ka marrë vendim që komisionerët të mos pranohen.
Aliko: Dua përgjigje zyrtare pse nuk pranohen komisionerët. Jam në afat për të dorëzuar listat e komisonerëve.
Partia Demokratike dhe LSI ankimuan vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për komisionerët në zgjedhje. Ato kanë dorëzuar padinë në Kolegjin Zgjedhor pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, ku kërkojnë rrëzimin e vendimit të KQZ-së.