Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu, në emër të Partisë Demokratike dorëzoi në Prokurorinë e Tiranës provat filmike dhe foto të cilat dëshmojnë se Policia e Shtetit me urdhër të Edi Ramës ka dhunuar dhe helmuar me gaz lotsjellës banorët e “Bulevardit”. “Videot tregojnë qartazi se si janë dhunuar gra e fëmijë gjatë aksionit për prishjen e banesave për ndërtimin e bulevardit”, tha Balliu.
“Dorëzova në emër të PD-së video dhe foto që faktojnë se policia ka ushtruar gjatë këtyre banorëve. Dhuna vjen me urdhër politik të kupolës së policisë dhe vetë kryeministrit Edi Rama”, shtoi ish-deputeti.
Balliu apeloi për një revoltë mbarë kombëtare që “të rikthejë vendin në normalitet”. Ai u shpreh se PD do jetë pranë çdo qytetari që i shkelet e drejta. Balliu u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e 2 qershorit, të thirrur nga opozita.
Kujtojmë se gjatë aksioneve te Bregu i Lumit, përveç dhunës së ushtruar nga policia, e faktuar nga pamjet e publikuara në media, në një mënyrë të paprecedentë, është hedhur dhe gaz lotsjellës për të nxjerrë banorët nga banesat e tyre, pasi këta të fundit kundërshtuan shembjen e banesave të tyre.
Deklarata e Kleves Balliut nga Prokuroria e Tiranës
Partia Demokratike ka bërë një kallëzim penal kundrejt Policisë së Shtetit për dhunën barbare të ushtruar ndaj banorëve të “Bulevardit”.
Shumë prej jush, i keni transmetuar pamjet që tregojnë qartazi se si janë dhunuar gra, fëmijë gjatë operacionit të dhunshëm të policisë për prishjen dhe shkatërrimit të shtëpive të banorëve të Bregut të Lumit, për shkak të projektit të ri të Bulevardit.
Sot dorëzova në emër të Partisë Demokratike, disa video, shumë prej tyre ju i keni parë, por edhe video e foto të tjera, të cilat faktojnë dhunën që Policia e Shtetit ka ushtruar ndaj këtyre banorëve.
Dhuna vjen si shkak i urdhërave politikë të kupolës së Policisë së Shtetit por edhe të vetë Kryeministrit Edi Rama.
Sot për shkak të politizimit të Policisë së Shtetit, policia është ndarë, Policia e Shtetit dhe policia e pushtetit.
Policia e pushtetit të Edi Ramës është ajo e cila dhunon qytetarë të ndryshëm në çdo protestë.
Është ajo e cila gjendet e dehur në zyrat e qeverisë dhe jep urdhëra e dehur për të dhunuar qytetarët shqiptarë.
Dua të bëj një ndasi të qartë. Jo çdo efektiv policie është i këtij standardi. Ka efektivë policie të ndershëm që janë më të shumtë në numër të cilët janë të detyruar të zbatojnë këto urdhëra famkeqe.
Ka plotë katër muaj që Edi Rama nëpërmjet policisë i ka shpallur luftë qytetarëve duke i dhunuar ata.
Sot policia është përqëndruar ndaj dhunimit dhe kapjes së qytetarëve protestues dhe jo të bandave të krimit dhe korrupsionit.
Sot armiku i policisë për shkak të Edi Ramës dhe jo të efektivëve të ndershëm të Policisë së Shtetit, për shkak të Edi Ramës dhe kupolës së inkriminuar dhe të dehur të Policisë së Shtetit, ata sot kanë armik të vetëm qytetarët shqiptarë.
Jetojmë në kohë të vështira. Është një krizë dramatike për qytetarët. Është një krizë politike, por është edhe një krizë ekonomike.
Dhunë siç e keni parë ju tek bulevardi, është e papranueshme por ende nuk kemi asnjë të shoqëruar.
Sot akoma vazhdon në punë shefi i Komisariatit nr.4 i cili është parë me zë dhe figurë duke dhunuar një vajzë 20 vjeçare si Manjola Mamli, videon e së cilës e dorëzova sot tek prokuroria.
Besimi im është një dhe i vetëm , nuk ka asnje rrugë tjetër për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve shqipëtarë.
Nuk ka snjë rrugë tjertër përvec se një revolte mbarkomëtar e cila do të rikthejë këtë vënd në normalitet.
Ne si Parti Demokratike ne menyren më apsolute me ccdo mënyrë e me ccdo mjet do t’i dalim qytetarëve në mbrojtje kur ata dhunohen nga Policia e Shtetit.
Ju keni parë plotë raste në protesta të ndryshme se si qytetarët janë dhunuar barbarisht.
Mos të harrojmë këtu rastin flagrant të sekretarit Organizativ të PD Sahit Dollapi, i cili u dhunua nga plotë 7 efektivë të FNSH me një urdhër të pastër dhe të qartë politik të Edi Ramës dhe të kupolës te inkriminuar dhe të dehur të Policisë së Shtetit.
Naj sot neve kemi depozituar këto prova, shpresojmë që prokuroria të bëjë punën që duhet të bëjë, por është e ccuditëshme si ccdo hetim ndaj Erion Veliajt apo drejtorëve të Policisë së Shtetit Edi Ramës apo kujdo që ka lidhje me Rilindjen vjen një moment dhe mbyllet, ndërkohë që hapen hetime pa njoftuar absolutisht askend si në rastin e gjashtë deputetëve që ishin tek Drejtoria e Policisë, thirren si të pandehur, a nuk e di, pra unë shpresojë që ato të bëjnë punën e vetë, por nuk kam absolutisht asnjë besim sepse sot ne praktikisht nuk kemi as prokurori as polici.
Prokuroria dhe policia bashkëpunojnë së bashku për të fabrikuar prova konkrete për të arrestuar qytetarët shqiptarë.
Janë kthyer në fabrikues provash kundër qytetarëve shqiptarë.
Prokuroria është kthyer në një pastrim kimik për ccdo kriminel që ka njolla përdhunuesish vrasësish apo që është narkotrafikant.
Ndaj sot do t’i bëja dhe një thirrje ccdo qytetari të na bashkohet më datën 2 Qershor në një protestë revoltë masive dhe historike që do t’i japë Edvin Kristq Ramës dhe të gjithë organizatës kriminale të Rilindjes atë ccfarë i takon.