Basha: Rivendosja e vizave nga Holanda, turpi i Edi Ramës dhe bandës së tij

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, gjatë një takimi me qytetarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike në zonën e ish-Kinostudios në Tiranë u shpreh se, rivendosja e vizave nga Holanda është turpi i Edi Ramës dhe bandës së tij.

“Në momentin kur Shqipëria, pas 3 rekomandimeve pozitive priste dritën jeshile të hapjes së negociatave, jo vetëm që vjen dritë e kuqe, por sot kemi një tjetër lajm të hidhur. Komisionit Evropian zyrtarisht i është dorëzuar kërkesa e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, e Holandës, për të rivendosur vizat për qytetarët shqiptarë. Ky është turpi, ky është krimi i Edi Ramës dhe i bandës së tij të babëzitur.

Ne jemi sot këtu të vendosur për ta çuar betejën tonë deri në fund. Dhe kjo është një betejë shprese për çdo shqiptar, kjo është një betejë ndryshimi për të gjithë njerëzit dhe jo vetëm për një grusht njerëzish”, u shpreh Basha.

Artikulli paraprakBasha i përgjigjet pyetjes “kur do rrëzohet Edi Rama?”: Rrëzimi i të keqes detyrë kombëtare, ejani të gjithë me 2 qershor në protestë
Artikulli tjetërBasha: Taksat e 4 viteve të biznesit në Tiranë, po i jep me një dorë për rrugën e florinjtë Milot-Balldren