Basha: Taksat e 4 viteve të biznesit në Tiranë, po i jep me një dorë për rrugën e florinjtë Milot-Balldren

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, gjatë takimit në zonën e ish-Kinostudios në Tiranë u shpreh se, kjo bandë kriminale në ditët e saj të fundit është vërsulur si kurrë ndonjëherë në histori. Basha tha se, taksat e 4 viteve të biznesit në Tiranë, po i jep me një dorë për rrugën e florinjtë Milot-Balldren.

“Dikush thoshte sot se qeveria i luan lekët në kumar. Jo jo, nuk i luan në kumar. Kjo bandë kriminale në ditët e saj të fundit, duke përfituar nga avujt e furrnaltës politike që ka ndezur populli, me protestat e përditshme e të përjavshme, kjo bandë kriminale është vërsulur si kurrë ndonjëherë në histori. Dhe me ato që po luajnë janë paratë e vogëlushëve shqiptarë, është djersa e prindërve të tyre.

Stekat janë të larta. 296 milionë euro është njëra prej këtyre stekave për vetëm 17 kilometra rrugë. E dini për çfarë e kam fjalën, apo jo? Për Milot-Balldrenin, rrugën e florinjtë. Bota ju ka vënë emra të ndryshme rrugëve tregtare, rruga e gurtë, rruga e mëndafshtë, por sot Edi Rama po bëhet gati të ndërtojë rrugën e florinjtë, jo për qytetarët, jo për popullin, jo për lezhjanët. Jo jo, për një grusht hajdutësh të babëzitur dhe për veten e tij.

Dua t’i drejtohem çdo biznesi në Tiranë, çdo biznesi të vogële të mesëm dhe t’ju them se të gjithë taksat që keni paguar në këto 4 vite, qeverisë dhe unëjahipit të bashkisë, që sic më keni thënë vetë, janë 7 deri 11 herë më të larta se para 4 vitesh. Të gjitha këto taksa bashkë, janë e barabartë me këtë shumë që Edi Rama po e jep me një dorë për 17 kilometra. Me një dorë po jep gjithë taksat tuaja në 4 vite”, u shpreh Basha.

Artikulli paraprakBasha: Rivendosja e vizave nga Holanda, turpi i Edi Ramës dhe bandës së tij
Artikulli tjetërRrjeti shpërthen ndaj Taulant Ballës: Nga çoban në ‘zar’ i Ramës