Skandalet e Rilindjes s’kanë të sosur, punonjësit e bashkisë edhe anëtarë të KZAZ në Libohovë

Që procesi zgjedhor është super i kompromentuar dihet, por që të shkelen parimet themelore të paanësisë së insitucioneve menaxhuese të procesit, kjo ndodh vetëm në Libohovë.

Kështu shkruan portali Jugunews teksa denoncon mënyrë anti-ligjore me të cilën po përgatitet për zgjedhje mazhoranca në jug të vendit, veçanërisht në bashkinë e Libohovës.

Sekretari i KZAZ Nr 79 që i përket Bashkisë Libohovë Julian Rustemi, figuron të jetë edhe jurist në Bashkinë e Luiza Mandit. Skandali nuk përfundon me kaq, por tre nga anëtarët e kësaj KZAZ-je, rezultojnë të jenë edhe punonjës të Bashkisë së Libohovës dhe konkretisht Raim Skënderi, Majlinda Gjika dhe sekretari i KZAZ Julian Rustemi.

Në Kodin Zgjedhor është përcaktuar qartësisht se përbën shkelje ligjore në nenin 32 pika 2/b në rast se anëtarë të KZAZ, rezultojnë të jenë punonjës të administratës me banim të njësinë përkatëse vendore. Kjo përbën konflikt të pastër interesi dhe dënohet me ligj.

Partia-shtet tashme nuk njeh as ligjet e saj por po administron nje proces abuziv dhe jo ligjor. Rasti në fjalë është denoncuar gjatë momentit të dorëzimit të listës së anëtarëve të KZAZ nga kryetarët e degëve vendore të PD dhe LSI Gjirokastër Dasho Aliko dhe Krenar Kulla.

Për kryetarin e grupseksionit të Partisë Demokratike të Libohovës Adil Xhelili, rasti i sotëm do të denoncohet tek KQZ si shkelje flagrante dhe e paprecedentë.

 

Artikulli paraprakRrjeti shpërthen ndaj Taulant Ballës: Nga çoban në ‘zar’ i Ramës
Artikulli tjetërBasha: Kjo bandë kriminale është në ditën e fundit, më 2 qershor të gjithë së bashku të shporrim Edi Ramën