Rama përplasjen nuk e ka vetëm me demokratët, por me shumicën e shqiptarëve…

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar pas letrës së 7 të Ramës drejtuar demokratëve. Në një prononcim mbi këtë letër dhe mesazhet e Ramës, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, thotë se kryeministri nuk e ka përplasjen me demokratët, por me shumicën e shqiptarëve. Nga ana tjetër, Paloka thotë se Rama e merr përgjigjen nesër.

”Përplasjen nuk e ka më vetëm me demokratët, por me shumicën e shqiptarëve të djathtë e të majtë që e kanë kuptuar ose ca më keq e kanë pësuar çmendurinë kriminale të Edvinit. Përgjigjen e merr nesër”, thotë Paloka.

Kryeministri Edi Rama u zgjua sot me një letër për demokratët. Në letrën e 7-të publike, disa orë para se të çelë fushatën zgjedhje për 30 qershorin, Rama shtroi pyetjen:
A mundet që zgjedhjet demokratike të bëhen vetëm nëse do opozita? Nga ana tjetër, Rama tha se, nuk ka njerëz të zakonshëm që të bëhen pjesë e një marrëzie kaq të jashtëzakonshme. Kërcënimet me burg nuk munguan as në këtë letër.

Artikulli paraprakDy të plagosur nga tërmeti i fuqishëm në Korçë, rritet bilanci i dëmeve
Artikulli tjetërReagimi i fortë: Rama mendon se do të gjunjëzojë popullin me presion, me shantazh e me kërcënime, por…