Me mijëra qytetarë shqiptarë si kurrë më parë në këto 30 vite pluralizëm, kanë zbritur sot në ‘Bulevardin Dëshmorët e Kombit’.
Kjo është protesta e 7-të kombëtare e opozitës së bashkuar, dhe numri i qytetarëve sa vjen e rritet nga protesta në protestë.
Lideri i opozitës Lulzim Basha ka nisur marshimin nga selia e PD drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Basha shoqërohet nga mijëra protestues por edhe zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike.