Gjatë fjalës së tij para mijëra protestuesve, kreu i PD, Lulzim Basha u shpreh se, kauza e opozitës do të zgjidhet por vetëm kur kryeministri Edi Rama të largohet.
“Ky komb është bashkuar në histori drejt kauzave të mëdha dhe me bashkimin e tij ka bërë të mundur largimin e të keqes dhe ka hapur rrugën drejt përparimit të tij. Kështu e hjodhëm diktaturën, kështu u anëtaërsuam në NATO dhe hoqëm vizat.
Kurrë më parë, nuk ka qenë përmbledhur në një grusht banditësh, oligarkësh dhe politikanësh kriminelë me në krye Edi Ramën. Kjo kauzë do të zgjidhet me vlera, me besim, me kurajo, por vetëm pasi të largojmë fajtorin kryesor. Rama ik.
Orët e tiranisë po numërohen mbrapsht. Ora e lirisë po afron. Rama ik. Askush nuk e ndal fuqinë e një populli të bashkuar për liri e demokraci”, u shpreh Basha.
Basha tha më tej se, Edi Rama është njeriu që u kap duke vjedhur nga Saranda deri në Shkodër.
“Rama ik” është sot në buzën e çdo fëmije që sot jeton në kushtet e pamundësisë ekonomike, pasi u pushoi prindërit nga puna.
Ndaj sot kushtrimi juaj është kushtrimi i të gjithë fëmijëve “Rama ik”.
‘Rama ik” është kushtrimi i rinisë shqiptarë që e ka mbushur këtë shesh me magjinë më të madhe që ka parë Europa.
Rama e ka bërë të pamundur jetën për ju duke ju detyruar të ballafaqoheni më krizën totale të arsimit të lartë, të punësimit, duke ju zbehur me shpresën për të jetuar në këtë vend.
‘Rama ik’ është në buzët e shqiptarëve sepse Edi Rama për karrigen e tij shet gjithçka, shkatërroi arsimin e lartë, rriti tarifat, arsimi me cilësinë më të ulët dhe detyroi 43 mijë studentë që të braktisin sepse paratë tuaja i bëri rrush e kumbulla ndërkohë që rinia shqipytare mbetet rrugëve, ndaj është kushtrimi ynë sot dhe i çdo të riu shqipatarë, “Rama ik’
Bashkë me ta janë edhe pedagogët, akademikët, elita e mendjes që janë trajtuar si armiq të vërtetë vetëm e vetëm se janë armiq të injorancës se duan që ta çojnë rininë drejt Europës, ndaj shtantazhohen dhe pushohen nga puna,
Ndaj sot 30 vite pas shembjes së komunizmit ai kap Akademinë e Shkencave dhe vendos aty një karikaturë të komunizmit sepse ai është një karikaturë e komunizmit,
Ndaj ushtron për të gjithë intelektualët thirrja ‘Rama ik’
Sot janë mbledhur në këtë shesh mijëra qytetarë tanë që e shpjegojnë fare mirë gjëmën që e ka emrin Edi Rama që ka mbyllur bizneset e vogla, falimenton çdo ditë 50 biznese të vogla, që të vjedh Edi Rama, hajduti më i babëzitur i demokracisë”, u shpreh Basha.
Basha ia ka bërë të qartë Edi Ramës nga zyra e tij se nuk do të pranohen zgjedhje me të si kryeministër. Se nuk do të pranojnë një proces kriminal nga një bandë kriminale.
Basha ia ka bërë të qartë Edi Ramës nga zyra e tij se nuk do të pranohen zgjedhje me të si kryeministër. Se nuk do të pranojnë një proces kriminal nga një bandë kriminale.
“Ne nuk do të pranojmë qeverinë e krimit. Ne nuk do të pranojmë një proces kriminal të zgjedhjeve. E gjithë beteja jonë është për zgjehdje të lira dhe të ndershme. Nuk mund të pranojmë që banda e Edi Ramës të mbajë të mbyllur derën e Europës”.
Basha u ka bërë thirrje protestuesve që të kujdesen që të mos lëndojnë efektivët e policisë.