Arben Malaj poshtëron Veliajn: Dikur në Kuç të Kurveleshit këndohej…

Arben Malaj, ish-ministër dhe ish-deputet i PS-së, ka reaguar përmes një postimi në rrjet lidhur me një deklaratë të bërë nga këngëtarja Eneida Tarifa, e cila në ditën e hapjes së fushatës së PS-së, duke i thurur elozhe kryebashkiakut të Tiranës tha “sikur të kishte bërë nëna nja 3 Erjon Veliaj”.

Malaj në postimin e tij sjell në vëmendje këngën që këndohej dikur në Kuc të Kurveleshit “Shqipërisë i leu fati kur lindi djali nga Mati”.

Gjithmone vjen një moment kur politikanët bëhen qesharakë nga mënyra si e trumbetojnë mbështetjen”, shkruan Malaj.

Postimi i Arben Malajt

“Shqiperise i leu fati kur lindi djali nga Mati”, kendohej ne Kuc te Kurveleshit ne vitet 30-te. Absolutizimi i individeve dhe mungesa e insitucioneve, konsiderohet faktori kryesor i varferise shpirterore dhe ekonomike i shqiptareve.

Gjithmone vjen nje moment kur politikanet behen qesharak nga menyra si e trumbetojne mbeshtetjen.Kete lajm e gjeni ne cdo media.

Bota eshte zhvilluar duke konsoliduar demokracine me pjesmarrje, dhe jane varferuar nga individe qe jane hipokrit, arrogant dhe qe kane sherbyer si struktura paramilitare shpifese ndaj socialisteve. Koha eshte aleati me i mire.

Artikulli paraprakShtyhet gjyqi, Balliu: “Rama do arrestimin tim politik”!  
Artikulli tjetërFlet 29 vjeçari i plagosur me plumb: Mjekët m’i fshehën pjesët metalike të plagës në këmbë