Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehu dje gatishmërinë e PD për të rinisur negociatat me qëllim gjetjen e një marrëveshjeje të përbashkët në lidhje me Reformën në Drejtësi. Basha reagoi dje menjëherë pas ftesës së Ramës për një takim për të diskutuar mbi Reformën në Drejtësi. E ndërsa e cilësoi ftesën e Ramës si një shoë mediatik dhe aspak të duhur për seriozitetin që kërkon Reforma në Drejtësi.
“Zoti Rama, Lëri letrat e hapura dhe shfaqjet publike. Reforma në Drejtësi kërkon seriozitet dhe impenjim, jo tallje e as manovra politike. Propozimi ynë bazohet 100% tek rekomandimet e Venecias, të cilat PD dhe PS i kanë pranuar si udhërrëfyesin e vetëm. Autorizo negociatorët e PS t’i rikthehen negociatave për zgjidhje.Negociatorët e PD janë, siç e dini, të gatshëm që sot” u shpreh Basha në reagimin e tij.