Gjithashtu ai foli edhe për krizën politike ku ndodhet vendi. Studiuesi Aurel Plasari tha se përgjatë këtyre viteve ka patur një sërë “atentatesh” ndaj demokracisë në Shqipëri.
Pjesë nga biseda:
Para dy vjetësh kam shkruar diçka mbi historitë e Akademisë dhe synimi ka qenë për ta relativizuar këtë çështje dhe nuk mund të trajtohet kjo çështje në skaje. Franca ka 28 Akademi. Prandaj mendoj se duhen marrë me qetësi. Ajo akademi ka nevojë për reformim. Unë nuk kam kërkuar të jem pjesë e asaj akademie. Është situatë që do kujdes për t’u shprehur për të dhënë mësime, sepse s’jam pyetur. Kam patur marrëdhënie korrekte me Akademinë
Ju e mbështesni ekzistencën e saj në Shqipëri?
Strukturat akademike janë të nevojshme. Këto akademi që varen nga autoriteti i lartë do ta vuajnë këtë karakteristikë në kuptimin e pavarësisë. Edhe për sistemin universitar flasim për autonomi. Brezi i vjetër që del në pension është i rëndësihëm fakti se çfarë promovon.
Jemi ne një krizë?
Jemi në një varg antentatesh që i janë bërë demokracisë. Këto metoda mund të quhen neofashiste.
Si studiues, këtij burri 55-vjeçar si do ti qaset historia?
Ai vetë është futur në histori, por profesionalisht thuhet se ende nuk është bërë ngjarje historike. Nuk ka ndonjë parim që të futesh në histori. Ka shumë mënyra se si futesh në histori. Në histori futen edhe kriminel të mëdhenj, edhe gangsterë. Nuk ka ndonjë parim që në histori futen burrat e mirë.
Madje, gjithë etnitetet njerëzore futen në histori. Çështja është nëse futet në histori si burrë i mirë, apo si burrë që i pshurrin tek varri si diktatorit. Në histori e ka futur veten, çështja është si do të futet në histori. Është bërë ngjarje historike tashmë ngjarjet e ’90. Tani mund të shkruhet libër qetësisht, por ekziston problemi se ka ende persona gjallë, por historia e thotë të vërtetën.