“BILD” ka publikuar sot një seri përgjimesh të reja mes Astrit Avdylajn, kreun e bandës kriminale të Shijakut, kreut të Bashkisë Durrës, Vangjush Dakon, si dhe me zyrtarë të Partisë Socialiste.
Në përgjimin më poshtë:
Astrit Avdylaj, kreu i grupit kriminal të Avdylajve në Shijak telefonon Ivo Docin, drejtorin e ndërmarrjes komunale të Ujësjellësit dhe të Kanalizimeve në qytetin e Durrësit, dhe e pyet atë lidhur me votuesit e opozitës (të Partisë Demokratike), që janë të punësuar në institucionin që Doci drejton, me qëllim që Astriti të vijë dhe “t’i shkundë pak”, në mënyrë që ata të votojnë për Partinë Socialiste, ose në të kundërt të pushohen nga puna. Toni nënshtrues i Docit ndaj bosit të krimit, Astrit Avdylaj, tregon për fuqinë që ky i fundit zotëron dhe për përgjegjësitë që ai ka patur në fushatën e PS-së.
Gjatë muajve të përgjimit, ndodh që në muajt pasues në vend mbahen zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 dhe klani kriminal i Avdylajve përfshihet rëndshëm në blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve për llogari dhe në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët e lartë të Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama, përfshi kryebashkiakun e Durrësit, qytetit të dytë më të madh në Shqipëri,”shkruan Bild.
Në telefonatën e parë shihet se si bëhet presion për blerjen e votave të punonjësve të Ujësjellësit.
“Astrit Avdylaj, kreu i klanit kriminal ‘Avdylaj’ në Shijak, telefonon Ivo Doçin, drejtor i kompanisë së ujësjellësit dhe kanalizimeve në qytetin e Durrësit dhe i kërkon që të mbledhë votuesit e opozitës së Partisë Demokratike që janë të punësuar në ndërmarrjen e Ujësjellësit dhe të Kanalizimeve, në mënyrë që Astriti të vijë dhe t’i ‘shkundë mirë’ në mënyrë që të votojnë për PS-në ose të humbin punët.
Toni i nënshtruar i drejtorit të Kompanisë së Ujësjellësit dhe Kanalizimeve ndaj bosit të krimit, Astrit Avdylaj është një tregues i fuqisë që ka ai dhe se sa përgjegjës është ai për ‘përpjekjet e fushatës’,” shkruan gazeta.
PERGJIMI
Astrit Avdylaj: Mirëmbrëma, Astriti jam.
Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: Astrito si ja çove, si je, ça bën ti?
Astrit Avdylaj: Mirë faleminderit, ju mirë?
Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: Mirë rrofsh, ja sa erdha në shtëpi.
Astrit Avdylaj: Dëgjo tashti, unë isha një çik sot te ai në Durrës (Vangjush Dako). Jam këtu me Elton Arbanën dhe me Dor Gallarin, edhe nesër kur të kesh kohë ti, du me fol një çik, tu pa listën, ça ke aty punonjës, edhe kundra që mund ti kesh të PD-së aty, ndonjë aty te puna.
Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: E kuptoj.
Astrit Avdylaj: I du të gjithë ata emra që mund të kesh kundra.
Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: I kam nda unë, i ke të ndarë komplet.
Astrit Avdylaj: A ashtu, këtë kërkoj unë.
Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: I kam bërë para unë, kshu që i ke gati
Astrit Avdylaj: Eee ashtu. Kur të kesh kohë, se duhet me i thirr atyre që ti tundim nga një çik.
Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: E kuptoj, s’bëhet fjalë fare.
Astrit Avdylaj: O te puna, o të na japin votën, ose të ikin te shpija.
Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: As bëhet fjalë fare.
Astrit Avdylaj: Kupton?
Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: I ke të ndarë, i kam bërë gati të gjitha. Edhe kush ka hyrë në punë, edhe kush ka qenë, i kam ndarë të gjitha komplet. I kam kshu me kompjuter të punume.
Astrit Avdylaj: Ok du të mi qethësh me një fjalë edhe.. a më kupton?
Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: Patjetër. Të bëj unë telefon nesër.
Astrit Avdylaj: Mirë vëlla, natën e mirë, na fal për…
Drejtor i Ujësjellësit në Durrës: Ça thu mo.. çfarë na fal, i madhe je
Astrit Avdylaj: Hajt natën e mirë vëlla.