Pse varianti i qeverisë shkel rekomandimet e Venecias

Nënkryetari demokrat i Komisionit për Reformën në Drejtësi, Oerd Bylykbashi përmes një statusi në profilin e tij në rrjetin social Facebook sqaron se propozimi i qeverisë jo vetëm që nuk respekton respekton rekomandimet e Komisionit të Venecias por edhe zbeh autoritetin e shtetit shqiptar.
“Qeveria kërkon që vëzhguesit ndërkombëtarë të fshijnë emrat e kandidatëve, pa dhënë asnjë motiv apo provë dhe ky është pushtet vendim-marrës; propozimi Hibrid kërkon që të hiqen emrat e kandidatëve pa treguar motivet dhe pa patur të drejtë ankimi dhe ky është pushtet vendim-marrës; Opozita u jep vëzhguesve ndërkombëtarë të drejta të plota procedurale, akses të plotë dhe me raportin e tyre nuk ka shans që një kandidat i papërshtatshëm të votohet nga parlamenti” sqaron Bylykbashi. Ai ka parashtruar rekomadnimin e Komisionit të Venecias si dhe propozimet e bëra nga qeveria dhe mazhoranca në lidhje me Reformën në Drejtësi ku qartazi kuptohet se varianti i qeverisë shkel rekomandimet e Venecias.
“Komisioni i Venecias (Opinioni Final): Kompetencat do të konfirmojnë pozicionin e vëzhguesve ndërkombëtarë si rojtarë që sigurojnë veçanërisht transparencën e procesit, ndërkohë që pushteti vendim-marrës të mbetet në duart e organeve vendase (paragrafi 73).  Pushteti i vëzhguesve ndërkombëtarë duhet qartësuar; ata duhet të kenë të drejta procedurale por asnjë pushtet vendim-marrës (rekomandimi i paragrafit të famshëm 88).
Qeveria (drafti i miratuar në Komisionin Xhafa)” Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit pasi verifikon listën dhe raportin e ILDPKI-së, mund të fshijë emrat në listën e aplikantëve me qëllim rritjen e cilësisë dhe besueshmërisë në procesin e përzgjedhjes.
Propozimi hibrid (pjesa e PS): Një trupë nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimitshqyrton kandidatët dhe verifikon aftësitë profesionale, integritetin moral dhe pasuritë e tyre. Paneli HEQ nga lista kandidatët e papërshtatshëm.
Propozimi i Opozitës: Vëzhgues nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. 1) kanë të drejtë të marrin pjesë në seancat e shqyrtimit të kandidatëve pa asnjëkufizim.  2) kanë të drejtë të ketë akses të plotë dhe të papenguar tek çdo dokumentacion qëadministron komisioni  3) kanë të drejtë të dorëzojnë pranë komisionit ad hoc dokumentacion në përputhje me Ligjin e Dekriminalizimit,  4) Operacioni Nderkombetar i Monitorimit ka të drejtë t’i dorëzojë Kuvendit një raport të detajuar me vlerësim për secilën kandidaturë. Raporti i vihet menjëherë në dispozicion çdo deputeti perpara se të fillojë votimi dhe përzgjedhja e kandidaturave. 5) Kuvendi voton për kandidatët që nuk kanë asnjë njollë.
Cili nga këto qëndrime përputhet më shumë me Komisionin e Venecias që vëzhguesit ndërkombëtare nuk duhet të kenë kompetenca vendim-marrëse?” përfundon Bylykbashi sqarimin e tij.

Artikulli paraprakNdërkombëtarët, monitorim të Reformës sipas “Venecias”
Artikulli tjetërShoferi i aksidentit makabër lihet në burg