Kryetari i Partisë Agrare, Agron Duka, i ftuar në “Top Talk” foli për përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild”. Duka tha se, Vangjush Dako nuk është i vetëm në këtë skandal.
Sipas aleatit të Bashës, gjithçka është bërë me bekimin e kryeministrit Edi Rama.
“Rama gjatë gjithë kohës ka mbajtur në krah Dakon. Nuk e ka bërë Dako, e ka bërë ky. I kam parë me sytë e mi dhe një nga problemet ka qenë që të mos kalojë Agron Duka”.
Ramën dhe Dakon nuk i ndaj. Jam i sigurt që nëse këto përgjime do vijojnë, do të ketë edhe përgjime ku ka dalë Rama. Prokuroria është e kapur dhe po bën lojën e mazhorancës”, deklaroi Duka.