Revolta pas përgjimeve/ Qytetarët rrethojnë zyrën e Dakos…

Para bashkisë së Durrësit kanë nisur të grumbullohen dhjetëra mbështetës të opozitës, të cilët do të protestojnë duke kërkuar largimin e kryebashkiakut Vangjush Dako.

Të rinjtë e PD kanë shkruar para Bashkisë së Durrësit: “Rama-Dako Ik”!

Fjalia simbol e kësaj proteste është shkruar me miell të bardhë që simbolizon në një farë mënyre kokainën.

Gjithçka vjen pas publikimit të 6 audio-përgjimeve të Dosjes 339 nga prestigjiozja BILD, që provojnë miqësinë e Dakos me Avdylajt nga Shijaku dhe angazhimin e bandës në fjalë në fushatën e 2017-ës për të blerë vota për Partinë Socialiste.

Ndërkohë, kreu i PD të Durrësit, Ferdinand Xhaferaj deklaroi se përgjimet treguan se perëndimi i ka vendosur “notën ngelëse” qeverisë Rama.

Xhaferaj tha se blerja apo marrja e votës përmes shantazhit ka qenë praktikë e Vangjush Dakos që prej fillimeve të këtij të fundit në politikë.

“Përgjimet më të fundit tregojnë se nuk jemi në situatën e përdorimit të krimit nga Dako për punë votash, por tashmë krimi është brenda shtetit, ka kapur shtetin dhe po perdor shtetin. Kjo histori skandalesh pa fund mbart kryeskandalin e mosdorëheqjes së Ramës, kur në Europë edhe per problem te mospërmbushjes se premtimeve kreret e qeverive japin doreheqje”, tha Xhaferaj.

Deklarata e plotë

Sot u publikua skandali i radhes i qeverise Rama. Tabloidi prestigjoz Bild vazhdoi me publikimin e fakteve te kapjes se shtetit nga krimi i organizuar.

Përgjimet mund të jenë të reja, por historia e blerjes së votave të Dakos në Durrës është aq e vjetër sa edhe vete kariera e Dakos ne politike.

Duket se fenomeni është zhvilluar gradualisht nga nje problematike e perdorimit te krimit per te blere vota drejt marrjes se funksioneve politike nga ana e krimit te organizuar. Pra, krimi organizuar cakton zyrtare te shtetit, cakton deputete dhe kryebashkiak te rilindjes.

Përgjimet më të fundit tregojnë se nuk jemi në situatën e përdorimit të krimit nga Dako për punë votash, por tashmë krimi është brenda shtetit, ka kapur shtetin dhe po perdor shtetin. Kjo histori skandalesh pa fund mbart kryeskandalin e mosdorëheqjes së Ramës, kur në Europë edhe per problem te mospërmbushjes se premtimeve kreret e qeverive japin doreheqje.

Keto ngjarje tregojne shume qarte se si eshte rrenuar demokracia, se si shteti ka marre fytyren e krimit. Nuk mund te konceptohet qe kjo situate e rrenimit te demokracise dhe shtetit mund te kalohet me disa moskandidime.

Duke vendosur t’i beje publike pergjimet, perendimi ka vendosur jo vetem t’i vendose noten kesaj qeveria, por edhe qe noten ta beje publike.

Per perendimin kjo eshte nje qeveri bandite.

Në këto kushte po kuptohet nga të gjithë se e vetmja gjë që i ka mbetur në dorë shoqërisë është reagimi agresiv dhe ky reagim po ndjehet nga ora ne ore nga dita në ditë.

668a2ed4 d9c1 4acd 8353 83b85a8dedfd

Artikulli paraprakFoto pas publikimit të përgjimeve nga Bild, Ramën nuk e mbjanë këmbët, i menderosur dhe…
Artikulli tjetërTani është koha që shqiptarët ta shporrin Ramën si kryemafioz, si kriminel…