Haradinaj takim të suksesshëm me kancelaren Merkel, ja çfarë u diskutua…

Ka përfunduar takimi i kryeminsitrit të Kosovës, Ramush Haradinaj e kancelares gjermane Angela Merkel.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haradnaj ka shkruar se kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në rajon dhe për marrëdheniet bileaterale mes Kosovës e Serbisë.

I pari i Qeverisë tha se, ka bërë të ditur sa i përket marrëveshjes Kosovë-Serbi janë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohje reciproke e në kufijtë ekzistues.

Postimi

I nderuar me ftesën e kancelares gjermane, Angela Merkel, në Berlin, për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në rajonin tonë dhe për nivelin e lartë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë. Sa i përket dialogut me Serbinë theksova se ne jemi për një Marrëveshje Gjithpërfshirëse, ligjërisht obliguese, përfshirë njohjen reciproke, në kufijtë ekzistues.

Me këtë rast e falenderova Kancelaren Merkel për konsistencën e shtetit gjerman sa i përket mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës si dhe për vendimin e Gjermanisë për t’i thënë PO heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës të cilët, ndonëse i përkasin popullit më proeuropian, gjatë kohë janë mbajtur të izoluar.

Nga kancelarja Merkel mora konfirmimin se Gjermania do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën në rrugën e saj euroatlantike dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar!

RH

Pas takimit me kancelaren Merkel, Haradinaj tha se me kancelaren gjermane është biseduar për dialogun, vizat, integrimet evropiane. Haradinaj tha se në këtë takim nuk është kërkuar heqja e taksës.

“Taksa nuk hiqet dhe Kosova e meriton lëvizjen e lirë dhe perspektivën evropiane. Kosova është pjesë e agjendës së vendimmarrëse të BE-së. Po ashtu interesat e Kosovës sot janë në një nivel më të mirë se sa ishin para këtij takimi”, tha Haradinaj, duke shtuar se nga Merkel ka kërkuar që Kosova të jetë si agjendë e BE-së për të ecur përpara.

Ai shtoi se njohja e Kosovës nga Serbia dhe pesë vendet e BE-së do të ishte një përparim, derisa raportin e progresit të BE-së e quajti edhe një herë të mirë.

“Marrëdhëniet Kosovë-Gjermani janë më të avancuara që nga ky takim dhe falënderoj Merkel për përkushtimin që ia ka kushtuar Kosovës”, tha Haradinaj.

Ai foli edhe rreth marrëveshjes së përgjithshme për njohje reciproke nga Serbia.

“Tema finale është njohja dhe gatishmërinë e Serbisë për t’u ulur që të negociojë me Kosovën në një marrëveshje për njohje reciproke dhe në kufijtë ekzistues. Kuptohet që në këtë marrëveshje për njohje reciproke në kufijtë ekzistues do të jetë edhe të drejtat e serbëve në Kosovë, marrëdhëniet ekonomike, tregtia e lirë, pa barriera, pa tarifa, por çelësi është njohja e Serbisë për Kosovën”, tha Haradinaj.

Ndërsa presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi më herët ka folur rreth bashkimit me Luginën e Preshevës, por edh ebashkimit me Shqipërinë, Haradinaj tha se fokusimi aktual duhet të mbetet në agjendën e Kosovës, e cila synon njohjen nga pesë vendet e BE-së dhe nga Serbia.

“Është në interesin tonë që të ndodhë takim i Parisit dhe që të ndodhë vazhdimet e takimeve. Si Kosovë, e them serish, është çështja e njohjes së Kosovës dhe njohja i zgjidh krejt”, u shpreh ai.

Duke folur për vizat, Haradinaj tha se Gjermania është shprehur pozitivisht për heqjen e vizave, ndërsa sa i përket vazhdimit të dialogut, ai shtoi se duhet të shpresojnë për një marrëveshje të madhe dhe nëse kjo nuk do të ndodhë, atëherë do të duhet disa vite për një gjë të tillë.

Sa i përket që një marrëveshje e tillë të arrihet në nëntor të këtij viti, kreu i Ekzekutivit pranoi se një gjë e tillë është vështirë të arrihet.

“Vështirë është marrëveshja e madhe. Duhet ta shfrytëzojmë këtë energji për një kornizë marrëveshje të parë, e cila do të negociohet në një proces nga një përfaqësues i lartë siç ishte Mogherini. Unë mendoj se atëherë Berlini do të kishte një prezencë direkte me një përfaqësues special ose me një të ngarkuar që do të mbetej gjithmonë në temë”, tha ai.

Sa i përket idesë së korrigjimit të kufijve, Haradinaj tha se Kosova ka humbur shumë nga dialogu, pasi ka devijuar si proces dhe se të gjithë po paguajnë kosto të lartë.

 

Artikulli paraprakRonaldo me het-trik ndaj Zvicrës çon Portugalinë në finalen e Ligës së Kombeve
Artikulli tjetërProkuroria kërcënoi dje mediat të mos publikojnë përgjimet për vjedhjen e votave, vjen reagimi nga Strasburgu…