Zagani rrëfen takimin me gazetarin gjerman, pse erdhi në Shqipëri dhe cila është detyra e tij

Ish oficeri i Policisë, Dritan Zagani në një intervistë për CNA.al ka treguar se çfarë di ai në lidhje me përgjimet e dosjes 339, që publikoi prestigjiozja gjermane “Bild”. Ai tregon se është takuar me gazetarin gjerman, I cili është vënë në gjurmët e mafias nga Gjermania.

Ai ka treguar, se gazetari gjerman Peter Tiede, ka pasur informacione se çfarë po ndodh në Shqipëri, kur e ka takuar për ta intervistuar dhe tashmë ata janë jo vetëm miq, por edhe bashkëpunëtorë.

“Kam dijeni për punën e tij se në njëfarë mënyre, në aksionin në luftën kundër mafias me mediat gjermane, jam një lloj bashkëpunëtori me mikun tim. Miku im më ka thënë, kur kemi biseduar se ka marrë materiale të fuqishme nga Shqipëria dhe do i publikojë së shpejti. Këto që keni lexuar ju dje, unë i dija para se të dilnin.

Nuk e di se çfarë lidhjesh ka miku im me gazetarët në Shqipëri. Unë e njoh se çfarë gazetari dhe çfarë profesionisti është . Ai është nga ata njerëz, që për tre ditë e tre netë ne kemi punuar bashkë dhe që ju s’keni parë gjë akoma, por do ta shihni shpejt”, është shprehur Zagani për CNA.al.

Ndërsa personi që ka paralajmëruar në Shqipëri përgjimet e Bild-it, ka qenë gazetari Basir Çollaku, i cili kohë më parë ka bërë edhe intervistën me Driran Zaganin në lidhje me denoncimin e tij kundër ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Dhe është e konfimuar publikisht se gazetari gjerman është edhe mik i gazetarit Basir Çollaku, të cilin e ka takuar disa herë në Tiranë. Sipas Zaganit, gazetari i Bild-it Peter Tiede, ndërsa kishte ndjekur problemin e mafias në Gjermani, kishte zbuluar se koka ishte në Shqipëri.

“Ai zotëria kur erdhi dhe më takoi, kur u njoha me të, nuk erdhi rastësisht, ai e kishte studiuar situatën dhe rrethanat, kishte studiuar se çfarë ndodh në Shqipëri dhe në çfarë momenti ndodhet vendi ynë nën sundimin e mafias.

Ai e kishte filluar punën në vendin e tij, duke ndjekur problemin me mafian që kanë ndodhur në vendin e tij që quhet Gjermani.
Në Gjermani ai kishte takuar linjat e mafias që kokën e kanë në Shqipëri. Në këto kushte i kishte dalë edhe tema ime.

Kërkoi një takim, bashkëbisedim. U takuam dhe u sqarua pozicioni im në lidhje me çfarë ai ishte i interesuar dhe më tha që asaj çështje donte t’i shkonte deri në fund. Ndihma ime ishte e pakursyer dhe në maksimumin e mundshëm në kohën që ai do të bënte lidhje me mafian nga Gjermania, pse policët po ikin nga Shqipëria.

Pasi ka ardhur tek unë ka shkuar edhe në vende të tjera, të cilat do i shihni. Dhe në fund fare ai (gazetari gjerman) më tha, dua që këto që ju thoni që këtej, t’i konfirmoj në Shqipëri. I thashë që mund të adresoj.

Unë nuk mund ta adresoja për dosjen 339 dhe atë tjetrën 178, sepse unë ato i di vetëm nga media, por mund të jepja mendimin se përse po shkojnë këto gjëra kështu , por jo më shumë “, është shprehur më tej Zagani.

Artikulli paraprakPërgjigjen Rama e merr me 8 Qershor, reagimi i PD përmes Alibeajt
Artikulli tjetërBerisha zbulon marrëdhëniet e reja mes Ramës dhe Dakos pas përgjimeve