Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, tha në studion e Ora Neës se, protesta e datës 8 qershor që do të mbajë opozita do të jetë në dorë të popullit, pasi do të jetë populli që do vendosë se si do të jetë.
“Nga dje duhet të ishin të gjithë në pranga nga drejtori i Ujësjellësit te Edi Rama, se deputetët i vendos Rama, nuk i vendos dikush tjetër. Favorin Avdylajve për Ndranxhin ia ka bërë Rama. Rama duhet të dorëzohet të shkojë para drejtësië.
Ai shkon më Cërrik dhe kërcënon opozitën. Këtu dalin skandale njëri pas tjetrit, ku duhet hapur që të gjithë krimet elektorale janë konsumuar nga funksionarë të Rilindjes. Kurse Rama thotë do shkojnë në burg ata që na ndalojnë të bëjmë krimin e radhës elektoral.
Po ç’ti monitorosh këtyre zgjedhjeve. Ne e kërkuam pjesëmarrjen në KZAZ që të faktonim krimin elektoral. KQZ ka shkelur Kushtetutën, ata janë në shërbim të Ramës.
Për mua protestat kanë qenë që të gjitha më paqësore të mundshme. Dhuna ka qenë në krahun tjetër në shpërpjestim absolut me çfarë ka bërë pala tjetër.
Protestën do ta vendosin qytetarët. Dhe ju ftoj të gjithëve hajdeni ta shikojmë. Ftoj gazetarët ta faktojnë me gjithçka”, tha Paloka.