Mesazhi i Bashës për qytetarët: Në fund të kësaj beteje do të fitojë Shqipëria. Boll më me Shqipërinë që duan ata!
E di që për shumë qytetarë është e lodhshme të bëhen dëshmitarë të kësaj gjendje të rëndë. Më vjen keq për këtë. Por dua t’u them atyre se gjithçka bëhet për një ditë më të mirë.
Mjedisi i vetëm, ku fatet dhe jetët e njerëzve të jenë të mira, është një shoqëri ku politika është e lirë nga krimi dhe korrupsioni, dhe ku vullneti i lirë i njerëzve përcakton qeverisjen.
Kjo është ajo që unë besoj, kjo është ajo për të cilën kam luftuar çdo ditë, çdo çast këto 6 vjet: Vullneti i lirë i njerëzve dhe politika në shërbim të këtij vullneti.
Për këto, jam i gatshëm të flas, të diskutoj, të punoj. Për asgjë tjetër.
Përveçse ndaj cdo shqiptari, unë kam personalisht një detyrim të madh ndaj mijëra e mijëra qytetarëve dhe demokratëve që kanë protestuar këto muaj pa u shkurajuar nga dhuna, nga gazi helmues, nga arrestimet, nga terrori dhe nga propaganda.
Ju shpreh mirënjohjen time më të thellë dhe jam i frymëzuar nga kurajo juaj. Sikurse e ccdo shqiptari që na ka mbështetur, në çdo mënyrë që ka mundur.
Beteja jonë për Shqipërinë si gjithë Europa vazhdon me vendosmëri. Asnjë hap pas, deri në triumfin e demokracisë mbi narkoshtetin.
Shumëkush është në ankthin e asaj që do të vijë, shumë të tjerë të ndarë padrejtësisht në “ne” dhe “ata” presin se cfarë do të ndodhë.
Ajo që dua t’ju garantoj sot, është se në fund të kësaj beteje do të fitojë Shqipëria, do të fitojnë dhe përfitojnë shqiptarët, do të triumfojë e drejta, liria, demokracia.
Të flasim hapur, do të ketë edhe të humbur, por ata janë vetëm një grusht i vogël pushtetarësh të korruptuar, oligarkësh dhe kriminelësh që sot vendosin për gjithcka dhe marrin gjithcka. Boll më me Shqipërinë që duan ata, tani është koha për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve.
Basha: Nuk ka zgjedhje pa ikur Rama me bandën e tij
Basha u tregua i qartë edhe kur tha se, zgjedhje nuk do të ketë pa ikur më parë Rama dhe klika e tij kriminale nga qeveria
“Unë do kisha dashur që në opozitë të isha marrë me programet, me vendime që ndihmojnë se sa më betejën e përditshme në këto vite me krimin dhe drogën.
Por beteja ime për krimin dhe drogën është përpejkja imë për ti dhënë një të ardhme tjetër Shqipërisë, sepse kur droga dhe krimi futen në politikë nuk ka vend më për politikanë që të drejtojnë vendin.
Drogën nuk e kam sjell unë. Paratë e drogës nuk i kam fut në zgjedhje. Krimin e nuk e futa unë në parlament. Nuk jam unë që jam ulur me kriminelët. Kriminëlët dhe drogën dhe te keqen e ka futur Edi Rama.
Meqë ca socialistë kanë qejf të flasin për shkarkimin e Metës
Kush do e gjykojë. Ilir Ndanxhi, Abdylaj, Rrahman Rraja, apo Rreme lala e familjes kriminale Lala.
Kush do e gjykojë dhe shkarkojë Metën?
Damiam Gjiknuri me 30 milion euro që falsifikoi edhe letra e një shteti amerikan? Taulant Jaris?
Politikisht mund të them se vendimi i Presidentit u shërben njerëzve. Ka vetëm një institucion që mund të përgjigjet dhe kjo është Gjykata Kushtetuese.
Këtë Gjykatë e ka shkatërruar me mburrje Edi Rama si edhe Gjykatën e Lartë.
Në kushtet e stiome nuk ka asnjë mundësi që vullneti i popullit të diktohet me zgjedhdje të lira dhe të ndershme
Zgjedhje nuk ka jo më 30 qershor, jo më 30 gusht por as deri kur Edi Rama, Vangjush Dako të shkojë para drejtësisë”, tha Basha