Baton Haxhiu, i cili njihet edhe si klyshi i Ramës ka zbuluar edhe grupin armiqësor të udhëheqësit të partisë Brenda PS-së. Sipas Baton Haxhiut, grupi drejtohet nga Ditmir Bushati, Niko Peleshi dhe Arben Ahmetaj. Sipas tij këta janë me Metën dhe kërkojnë thellim të krizës.
Gazetari afër Ramës, Baton Haxhiu në një shkrim të sotëm ku komenton vendimin e Presidentit Meta për zhdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, ka zbuluar edhe një prapaskenë që lidhet me ndarjen që po ndodh brenda Partisë Socialiste në këto momente.Haxhiu ka zbuluar kësisoj edhe emrat e socialistëve që i kanë dalë kundra Ramës në këto momente.
‘Pikërisht për shkak të njerëzve të politikës si Meta, Berisha dhe bashkëpunëtorëve të tyre të heshtur nga radhët e PS-së, si Ditmir Bushati, Niko Peleshi dhe Arben Ahmetaj. Këta të fundit, në mënyrë të heshtur, janë në pritje të thellimit të krizës së Ilir Metës në mënyrë që t’i rifitojnë privilegjet e humbura.”
Ky sulm me emra të përveçëm i gazetarit Baton Haxhiu tregon edhe përçarjen e thellë brenda PS-së.