Bill Klinton mbërrin në Kosovë: Mirë se vjen në familjen tënde zoti President!

“Mirë se vjen në familjen tënde, në Kosovë, zoti President.” – Me këto fjale ka pritur sot, Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ish-Presidentin amerikan Bill Klinton, që ka mbërritur në Kosovë për të marrë pjesë në ceremonitë kushtuar 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Nder të mirëpres Bill Klintonin në Kosovën e lirë dhe të pavarur!

Nga Atifete Jahjaga, ish-Presidente e Kosovës

Ishte nder dhe privilegj i madh ta mirëpres ish-Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton, në Kosovën e lirë, të pavarur dhe demokratike. Në kohën më të errët të historisë moderne të vendit tonë, vendosmëria dhe guximi i Presidentit Klinton ishin vendimtare për t’i dhënë fund luftës në Kosovë dhe për t’ia kthyer lirinë një populli të tërë.

Vendimi i Presidentit Klinton për të mbështetur fushatën e NATO-së në dhënien fund luftës në Kosovë ndaloi një katastrofë njerëzore që po merrte përmasa gjithnjë e më të mëdha në Ballkan. Lidershipi i Presidentit Klinton ndryshoi kursin e historisë së Kosovës dhe u bë garantues për rivendosjen paqës dhe të stablitetit në të gjithë rajonin.

Mbështetja a palëkundur e tij për Kosovën dhe popullin e saj është symbol i miqësisë dhe aleancës së fuqishme të Shteteve të Bashkuara me Kosovën!

Përjetësisht mirënjohës!

auto 62433539 2284386288317168 7887651187917324288 n1560251880

1 16

2 16

3 12

Artikulli paraprakDenoncimi: Kruja dhe Fushë-Kruja janë mbushur deng me hashash, policia operacione fasadë!
Artikulli tjetërEdhe Knuti kundër Ramës, ja çfarë thotë për Dekretin e Presidentit Meta