Kokëdhima kundër 30 qershorit: Duhen zgjedhje me standarde demokratike!

Kreu i Partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima ka qënë i pranishëm në ditën e dytë të konsultimeve të nisura nga Kreu i Shtetit ëpr gjetjen e një tjetër datë për zgjedhjet vendore pasi ai anulloi 30 qershorin.

Në përfundim të këtij takimi, më shumë se një datë, Kokëdhima tha se vendi ka nevojë për një pakt të madh kombëtar, që të garnatonte përfundimisht zgjedhje me standard në Shqipëri.

“Duhet të jemi shumë seriozë përballë rreziqeve që ka vendi jonë në procesin integrues. Duhet që Shqipëria të mos ndahet nga Maqedonia në rrugën e integrimit, do ishte fatale për vendin tonë.

Nuk është thelbësore një datë e re zgjedhjesh, por që zgjedhjet të jenë me standarde demokratike. Nga ky moment t’i hapet rruga një pakti të madh kombëtar që të demokratizohet Shqipëria e shqiptarëve t’ju kthehet sovraniteti që i është grabitur”, tha ai.

Artikulli paraprakShfaqja e shëmtuar e ministres së Shëndetësisë në Spitalin e Beratit…
Artikulli tjetërBasha: Rama me mafian po e çojnë vendin drejt grushtit të shtetit