Në vazhdën e takimeve që ka zhvilluar sot Presidenti i Vendit ishte dhe takimi me Kryetarin e PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Në përfundim të takimit Shpëtim Idrizi deklaroi:
“Është koha dhe momenti që ata që e kanë në dorë t’i thërrasin arsyes. Momenti i rëndësishëm për demokracinë.
Kauza e opozitës janë zgjedhjet të lira dhe të ndershme
Kemi parë gjithë këto ditë çudira të mëdha.
E kanë bërë KQZ si gjykatë.
Akti i Presidentit ka natyrë individuale, por e drejta e dekretimit të zgjedhjeve është e presidentit. Pluralizmi politik, është ajo që shqipëria të bëjë zgjedhje të lira dhe të barabarta.
Është koha e përgjegjësisë politike, që forcat politike të bëjnë një pakt të madh.
Edi Rama duhet t’i thërrasë arsyes”.
Idrizi iu përgjigj edhe pyetjes së gazetarëve se, nëse ishte i gatshëm të ulej në një tryezë me Edi Ramën. “Kur bëhet fjalë për tryezë, çdo njeri që është kryetar partie duhet të jetë aty”, tha Idrizi.