Nën pandehjen e të pa-pandehurve të zakonshëm…

Gent STRAZIMIRI

PPP-të e propozuara në zinxhir nga qeveria “339” dhe emëruar pa Kushtetutë nga mazhoranca “339” në prokurori, janë urdhëruar të pandehin çdo pandehmë që u serviret nga të pa-pandehurit e dosjeve “339” dhe “184”!

Sot numri i pandehmave të tyre, arriti në 9, dhe rasti e sjell që të gjithë të pandehurit, janë drejtues dhe deputetë anti-“Avdulaj”!

Sot, pas Enkelejd Alibejat, Flamur Nokës, Ervin Salianjit, Klevis Balliut (i pandehur 2 herë), Sahit Dollapit, Andon Frrokajt, Arben Ristanit, Ilir Dervishit dhe Gent Strazimirit, pandehmat e PPP-ve arritën edhe nivelin më të lartë politk: Lulzim Bashën!

E gjithë kjo, ndodh kur PPP-të pritej të pandehnin të paktën se kishte ndonjë pandehmë mbi të pa-pandehurit e dosjes “339”.

Kjo pandehej publikisht të ndodhte veçanërisht tani që po e publikon gjigandja evropiane “BILD” me zë e numra personalë telefoni, nën përgjimin edhe të vetë asaj prokurorisë shqiptare, kur PPP-të ende s’e kontrollonin…

Kësaj pandehme publike, PPP-të iu përgjigjën më 2 urdhëra që asgjesuan njëri-tjetrin, dhe me mos-pandehje të askujt prej gjushëve që pandeheshin publikisht për shkak se publikisht dhe krenarisht e kishin pranuar “që në krye të herës” përgjimin e prokurorisë që e nxori “Bild”…

Por lista e mos-pandehmave të PPP-ve është më e gjatë se kaq, dhe përfshin refuzimin për të pandehur autorët e:

– kanabizimit të 219 mijë hektarëve dhe trasportit të drogave me avionë, të të pa-pandehurit Edvin Rama;

– skandalit “Unaza e re” me 44 milionë euro, dhënë një kompanie me letra falso e që për më tepër po vazhdon nën ministër të ri, e drejtor të ri rrugësh;

– skandalit të inceneratorëve me 170 milionë euro;

– skandalit të “check-up”, të “sterilizimit” të të pa-pandehurit Ilir Beqaj;
– skandalit “Geron” të të pa-pandehurit Fatmir Xhafaj,

– të dosjes 184 me të pa-pandehurin Damian Gjiknuri etj.;
– “Ardit Gjoklaj” të të pa-pandehurit Erjon Veliaj, e kështu me radhë të të pa-pandehurve “Rrahja-Balla”, “Balla-Bego”… etj., etj., etj.!

Në këtë mos-pandehje të madhe ndaj “Avdulajve”, dhe të një pandehje intensive të anti-Avdulajve, një gjë nuk është më pandehmë:
PPP-të e dala nga duart e “Avdulajve”, “Shullazëve”, “Habilajve” do të pandehin cilindo kundërshtar të krimit, veç krimin JO!

Ndryshe nuk kalojnë “edvingun”, ç’ka gjithashtu s’është më pandehmë, por qartësi publike!
Kush pandeh se shkon gjatë në këtë rrugë, pandeh krejt gabim dhe shtrëmbër!
Fytyra e organi “të pandehjes” deri dje, kishte sigurisht njolla, por sot është një foto e identikitit të asaj më të rrezikshmes për një shoqëri të lirë: MAFIAS!
Madje një identikit pa pandehma, me qartësi digitale!

MOS HESHT! QËNDROJU PËRBALLË! SOT!!!!!!

Artikulli paraprakRilindja shpërndan formularët që detyrojnë të punësuarit dhe familjarët e tyre të votojnë PS-në
Artikulli tjetërBardhi: Kanë marrë fund, udhë të mbarë drejt humnerës që ju pret!