Veprimtari dhe biznesmeni shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, nga SHBA, ka vlerësuar qendrimin e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, për shtyrjen e zgjedhjeve vendore në kushtet e një krize politike. “Me shtyrjen e zgjedhjeve, – nënvizon Bajraktari në Fb, – Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta largon problemet konfliktuoze që 30 qershori do të mund t’i sjellte Shqipërisë.”
“Presidenti i Shqipërisë, z. Ilir Meta, vëren veprimtari i njohur, – këto ditë ndërmori një vendim të rëndësishëm, që është kompetencë e tij, për shtyrjen e zgjedhjeve lokale në Shqipëri, që ato të mos mbahen më 30 të këtij muaj derisa të gjendet një rrugë e volitshme e mbajtjes së tyre. Me këtë vendim presidenti Ilir Meta largon problemet konfliktuoze që 30 qershori do të mund t’i sjellte Shqipërisë.
Partitë politike, pozitë dhe opozitë, duhet ta gjejnë rrugën e një marrëveshje për caktimin e një data tjetër për mbajtjen e zgjedhjeve lokale kur ato konsiderohen se mund të jenë të suksesshme, të lira dhe të demokratike.”